Intensifikohet gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa zgjedhjet presidenciale amerikane janë më pak se 100 ditë larg, sondazhet tregojnë për një epërsi dy shifrore të kandidatit demokrat Joe Biden ndaj Presidentit Donald Trump.

Vlerësimet për punën e presidentit kanë rënë ndërsa shtohet numri i vdekjeve nga koronavirusi. Siç na njeh edhe materiali në vazhdim, gara presidenciale mund të tendoset ndërsa fushata tjetësohet nga referendum ndaj presidentit dhe më tepër në një zgjedhje mes tij dhe zotit Biden, ndërsa zhvendoset fokusi në të kaluarën e kandidatit demokrat dhe propozimet e tij pasi ai zyrtarisht të marrë emërimin e partisë demokrate pas tre javësh. Më shumë hollësi sjell korrespondenti i Zërit të Amerikës Brian Padden.

Vlerësimi për punën e Presidentit Trump ka rënë gjatë pandemisë së zgjatur të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, një recesioni të thellë ekonomik dhe trazirave civile. I emëruari i presupozuar demokrat Joe Biden, i cili ishte zëvendës i Presidentit Obama, tani po kryeson sondazhet e zgjedhjeve presidenciale.

Rritja e mbështetjes për të është kryesisht për shkak të qëndrimit larg medias dhe fushate të disiplinuar, që ka kritikuar pa mëshirë trajtimin e krizës dhe goditur mesazhet e çrregullta të zotit Trump, përfshi mohimin e përgjegjësisë për mënyrën sesi Amerika e trajton pandeminë.

“A mund të imagjinoni të qëndroni në vendin e presidentit dhe të thoni nuk është përgjegjësia ime, unë nuk kam asnjë përgjegjësi”, u shpreh kandidati Joe Biden lidhur me qëndrimin e Presidentit Trump.

Pavarësisht të dhënave të zbehta nga anketat, mbështetësit e zotit Trump thonë se nëse bie shkalla e përhapjes së koronavirusit dhe zhvillohet një vaksinë para zgjedhjeve të nëntorit, perspektivat e presidentit do të përmirësohen. Patrick Basham është analist konservator me Institutin e Demokracisë. Ai foli me Zërin e Amerikës përmes platformës Skype.

“Sa më e përqendruar të jetë vëmendja tek pandemia, aq më mirë është për zotin Biden. Ndaj çdo çëshjte apo kombinim çështjesh që largojnë fokusin nga pandemia, ka të ngjarë të dëmtojnë zotin Biden duke ndihmuar Presidentin Trump.”

Lexo edhe :  Rusia nuk trembet, Lavrov: Të shohim se ç'dëshiron në të vërtet SHBA-ja

Mbështetësit e presidentit shohin mundësi pasi protestat për drejtësi racore janë njollosur nga dhuna, duke argumentuar se mesazhi i zotit Trump për zbatimin e ligjit do të bëjë jehonë ndërsa vazhdojnë trazirat në disa qytete amerikane. Nga ana e tij, zoti Biden është treguar i kujdesshëm duke mos mbështetur thirrjet e protestuesve për shpërndarjen ose shkurtimin e fondeve për policinë.

Politikani i moderuar Joe Biden ka paraqitur plane të gjera dhe të kushtueshme ekonomike, mjedisore dhe plane për kujdesin shëndetësor që republikanët do të sulmojnë si shkatërrimtare për vendet e punës dhe plane socialiste, duke shpresuar të apelojnë tek votuesit e pavarur që mbështesin biznesin.

Njëkohësisht, kundërshtimi i fortë i presidentit ndaj abortit, kontrollit të armëve dhe imigracionit të paligjshëm ka të ngjarë të mbajë lartë moralin mes bazës së mbështetësve të tij.

Zgjedhja e zotit Biden për zëvendëse grua, që pritet në ditët në vijim, do të joshë zonat kryesore elektorale të demokratëve. Por kjo mund të tjetërsojë të moderuarit nëse shihet si shumë përparimtar dhe mund të përçajë partinë nëse nuk shihet si progresist i mjaftueshëm.

Për 77 vjeçarin Biden, i cili njihet për gafat verbale, debatet e ardhëshme presidenciale paraqesin një rrezik të mundshëm. Por mbështetësit thonë se ai do të përgatitet për sulme nga zoti Trump. Jared Leopold, strateg demokrat me Misionin Evergreen foli për Zërin e Amerikës përmes platformës Skype.

“Ai e di se cili është fokusi i tij, është ekonomia, kujdesi shëndetësor, pandemia. Dhe kur të jetë në debat, kjo është pikërisht ajo ku ai do të përqendrohet.”

Shumë sondazhe të vitit 2016 parashikuan gabimisht se zoti Trump do të humbiste përballë kandidates së atëhershme demokrate Hillary Clinton. Strategët demokratë dhe republikanë pajtohen se anketat e tanishme në asnjë mënyrë nuk garantojnë fitoren e zotit Biden në nëntor.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV