Votimi për riemërimin e Trump, ndalohet prania e mediave në kuvendin republikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zëdhënës i Kuvendit Kombëtar Republikan tha se për shkak të koronavirusit, votimi për riemërimin e Presidentit Donald Trump pritet të bëhet në mënyrë private në fund të këtij muaji, pa praninë e mediave.

Vetë Presidenti Trump anuloi muajin e kaluar pjesën publike të kuvendit që ishte planifikuar të mbahej në Florida. Megjithatë, 336 delegatë do të mblidhen në Sharlot të Karolinës Veriore, më 24 gusht për t’i dhënë edhe një herë zotit Trump emërimin zyrtar si kandidat i Partisë Republikane.

Kuvendet e partive për emërimin e kandidatëve tradicionalisht projektohen për të qenë ngjarje me fitim të madh për mediat, pasi partitë politike përpiqen të përfitojnë nga vëmendja që ato ngjallin për të përhapur mesazhin e tyre tek sa më shumë votues që të jetë e mundur. Nëse vendimi i Partisë Republikane qëndron, kjo do të shënonte herën e parë që një parti politike e emëron kandidatin e saj për president larg syve të gazetarëve.

“Duke pasur parasysh kufizimet shëndetësore dhe kufizimet e vendosura brenda shtetit të Karolinës së Veriut, ne po planifikojmë që aktivitetet në Sharlot të jenë të mbyllura për mediat nga data 21 deri më 24 gusht,” tha një zëdhënës i kuvendit. “Me kënaqësi do t’ju njoftojmë nëse kjo ndryshon, por po punojmë brenda parametrave të përcaktuara në udhëzimet shtetërore dhe lokale lidhur me numrin e njerëzve që mund të marrin pjesë,” tha zëdhënësi.

Disa delegacione të Partisë Republikane kanë ngritur privatisht çështje logjistike që kanë të bëjnë me udhëtimin e delegatëve në këto dy shtete, duke përmendur faktin që gjithnjë e më shumë autoritete lokale po imponojnë urdhra për karantinim të detyrueshëm të njerëzve që kthehen nga shtetet të cilat po përjetojnë shtim të infeksioneve.

Lexo edhe :  Australia ndalon Youtube për të mbrojtur fëmijët nën moshën 16 vjeç

Delegatët që do të shkojnë në Sharlot do të hedhin votën në emër të më shumë se 2.500 delegatëve zyrtarë që do të duhej të merrnin pjesë në kushte normale./VOA

ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Plastika kërcënim serioz, ja sëmundjet që shkakton nga fëmijët deri tek të moshuarit

Një raport i ri ekspertësh, i publikuar në revistën mjekësore prestigjioze The Lancet, paralajmëron se plastika përbën një “kërcënim serioz, në...

Stalini e donte Shqipërinë brenda Federatës, Hrushovi: Enveri i urrente jugosllavët

Të shkruara në kohën e reflektimit dhe të distancimit të tij nga Stalini, në kujtimet e Nikita Hrushovit, zë një vend të rëndësishëm edhe...

Këmbimi valutor 4 gusht/ Me sa blihen e shite monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me 84.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

Thirrje raciste antishqiptare/ Reagon ambasadori i Shqipërisë në RMV: Alarm për të gjithë

Ambasadori i Shqipërisë në RMV, Denion Meidani ka reaguar pas incidentit të rëndë të ndodhur në Kumanovë, Maqedonia e Veriut, ku gjatë një ndeshjeje...

Zhduket pasagjeri i tragetit!/ Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në Seman

Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane po zhvillon një operacion të gjerë kërkimi...

Lajme të tjera

Web TV