Ulje temperaturash dhe reshje shiu/Parashikimi i motit për javën e ardhshme (3-9 gusht)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vranësirat do të vijnë duke u shtuar gjatë kësaj jave në vendin tonë dhe të mërkurën priten reshje shiu në të gjithë vendin, madje lokalisht reshje parashikohen të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Gjatë kësaj jave pritet të kemi dhe një ulje të temperaturave.

Më poshtë gjendet parashikimi i Shërbimit Meteorologjik për pesë ditët e para të javës (3 – 9 gusht):

  • Dita e henë do të ketë mot kryesisht të kthjellët, vranësira të pakta të përqëndruara përgjatë relieveve malore. Reshej shiu të izoluara përgjatë maleve në Juglindje të vendit.
  • Dita e martë do të nisë me mot të kthjellët e shtim gradual të vranësirave deri të dendura.
  • Dita e mërkurë do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të 24-oreshit fillimisht në Veriperëndimin e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Përgjatë Ultësirës Perëndimiorë dhe në Jugperëndim të vendit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
  • Dita e enjte do të vijojë me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdere dhe intensitet deri mesatar në pjesën tjetër të vendit.
  • Dita e premte do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal përgjatë vijë bregdetare. Në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë në formën e shtrengatave afatshkurtra.

Era do të jetë nga Jugperëndimi –Veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s, ndersa ditën e martë dhe të mërkurë do të fitojë intensitet deri në 15-20m/sek.

Lexo edhe :  Turisti rumun vjedh motorin, pronari e ndjek me shokët! Denoncon se u rrah pa shkak

Temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat maksmimale.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV