Afati i fundit i aplikimeve për maturantët/Pikët që duhen për të arritur degën e dëshiruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasditja e kësaj të hëne shënon afatin e fundit për maturantët të cilët do të hyjnë në garë për në Universitet.

Një pjesë e tyre kanë plotësuar formularin A2 dhe janë në pritje për rezultatin që vonon gati një muaj.

Ka ardhur momenti ku vetë ata të përllogarisin pikët që grumbullojnë për t’i krahasuar me listat e të regjistruarve të një viti më parë në raundin e parë.

Ndonëse formulat e degëve në fakultete pësojnë ndryshime të lehta vit pas viti dhe ofertë-kërkesa për një degë nuk është e njëjtë çdo vit, ashtu si edhe numri i maturantëve aplikues, sërish një krahasim i tillë për të përllogaritur shanset e fituesit, bën sens.

Universitetet kryesore, të cilat mbajnë edhe peshën më të madhe të aplikimeve me A2: Universiteti i Tiranës, Mjekësia, Politekniku, Universiteti Bujqësor dhe ato në rrethe.

Lista zyrtare pritet të shpallet në 31 gusht ku tashmë “kandidatë” për studentë, mund të përllogarisin nëse ID e tyre do të jetë në shtatë fazat e raundit të parë.

Mjaftojnë pesë të dhënat që i kanë tashmë, rezultatet e katër provimeve me detyrim e me zgjedhje, si dhe nota mesatare (si dhe rezultati në lëndë specifike, në varësi të degës që e kërkon) për të bërë kalkulimet e duhura.

 

Bo.Ba/fjala.al

 

Të fundit

Dua Lipa shkëlqen në Milano, homazh për ikonën Raffaela Carrà

Dua Lipa mahnit italianët me një koncert spektakolar në Milano. Në një spektakël që zgjati mbi një orë e...

Gazetarja goditet me plumb gome gjatë protestës në Los Anxhelos (VIDEO)

Gazetarja australiane Lauren Tomasi u godit nga një plumb gome ndërsa po raportonte mbi një protestë kundër bastisjeve të imigracionit në Los Anxhelos. “Pas orësh...

Mediat e huaja/ Në Berat, ku ëndrra për pushime ideale shndërrohet në realitet

Duke ecur nëpër rrugët e qytetit të vjetër të Beratit të duket sikur je katapultuar pas në kohë, shkruan prestigjiozja ”Vanity Fair”. ”Ky qytet, një...

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin gjatë ditëve të nxehta të verës

Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e ditëve më të nxehta të verës, shumë prej nesh i drejtohen kondicionerëve për të krijuar një ambient...

EMRI-FOTO/ Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Itali

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e 8 qershorit në via Casoni, Fontaniva (Itali), ku një 59-vjeçar shqiptar, Fatos Cenaj, mbeti i plagosur rëndë...

Lajme të tjera

Web TV