Klea Hamonikaj: Futbolli, jeta ime, por nuk mjafton vetëm talenti, duhet edhe shumë punë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lodra e preferuar e Klea Hamonikajt ka qenë gjithmonë topi i futbollit. Ajo ka 5 vite që është pjesë e klubit të Apolonisë së Fierit e megjithatë nuk e kujton mirë se si dhe kur i ka lindur dëshira për të ndjekur këtë rrugë.

Klea e di mirë se çfarë kërkon dhe në intervistën e saj për rubrikën “Talenti Shqiptar” në faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit, ajo ka rrëfyer se ka si synim kryesor të luajë jashtë Shqipërisë.

E talentuar dhe në të njëjtën kohë shumë punëtore, Klea është pjesë e ekipit kombëtar të Nën-19-vjeçareve në futboll për femra.

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?
– Unë jam vetëm 17 vjeçe dhe mund të them se kjo është një ndër të vetmet gjëra që nuk mbaj mend, pra se si dhe kur fillova të kuptoj se sa dëshirë kisha për të luajtur futboll. Ndonjëherë mendoj se futbolli ka lindur në mua, pasi që e vogël topi i futbollit ka qenë lodra ime e preferuar.

– Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?
– Vëllai im ka qenë mbështetja më e madhe që kur kam qenë e vogël. Ndjej pafund mirënjohje për të, pasi kur unë luaja futboll, asnjë tjetër nuk e besonte se sa unë e doja këtë lojë. Pastaj, jo vetëm familjarët, por edhe shoqëria filluan ta kuptonin se sa e madhe ishte dëshira që unë të luaja futboll dhe sa kohë i kushtoja lojës. Prej vëllait gjithashtu kam marrë edhe skuadrën e zemrës.

– Si stërvitesh, si punon?
– Stërvitja në grup mendoj se nuk është e mjaftueshme për të arritur qëllimet që unë kam. Në 1 qershor unë kam mbushur 5 vite që jam pjesë e klubit të Apolonisë, ku stërvitemi me grupin dhe marrim më të mirën. Përveç stërvitjeve me shoqet e skuadrës, stërvitem edhe individualisht kur kam mundësi, pasi e di që kjo më shërben shumë mua.

Lexo edhe :  Mbape dhe Vinicius u japin fjalën tifozëve: Do të shënojmë shumë gola

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?
– Në vijën time të parë është futbolli. Çdo gjë tjetër vjen pas tij. Nëse të tjerët në kohën e lirë dalin apo shkojnë në veprimtari të ndryshme që mund të zhvillohen në qytet, unë jam e fokusuar vetëm te stërvitja dhe te ndeshja e radhës.

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?
– Unë po punoj fort dhe po stërvitem fort që një ditë të jem pjesë e ndonjë klubi evropian. Synime kam shumë, po ky është parësor. Asnjëherë nuk i dihet…

– Cila është motoja jote ose mesazhi për bashkëmoshatarët e tu?
– Motoja ime në jetë dhe të cilës unë i besoj është: “Asgjë nuk është e pamundur”. Nëse punon dhe nëse vërtetë e do një gjë, ne mund t’ia dalim. Të gjithë thonë “talenti, talenti”, por sipas meje, vetëm talenti nuk mjafton. Duhet të kombinohet talenti dhe puna. Të dyja bashkë bëjnë realitet ëndrrën.

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?
– Nevil Dede, padyshim. Ruaj konsideratat më të mira për të, është një njeri dhe një trajner i shkëlqyer. Unë e mbaj mend shumë pak kur ai luante, por di që ka qenë një futbollist i mirë dhe shpresoj që dhe unë një ditë të jem po aq e rëndësishme për kombëtaren e femrave, sa ishte ai për kombëtaren e djemve./Fjala.al

Të fundit

E fundit/ Vrasje në Shkodër, një person gjendet j pajetë në automjet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragoç në Shkodër. Një person është gjetur i vrarë në automjetin e...

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek, Kostas Simitis

Kostas Simitis, një figurë kyçe në politikën moderne greke dhe ish-kryeministër, u nda nga jeta në orët e para të së dielës në moshën...

Rriten temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 5 janar 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet  nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më...

Horoskopi ditor, 5 Janar 2025

Dashi Pritet qe jeta ne çift te mos ketë as problemin me te vogël gjate kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mire me partnerin tuaj dhe...

Ekspertët e sigurisë paralajmerojnë: NATO nuk eshtë gati për nje luftë

NATO nuk është gati për një luftë brutale në Arktik me Vladimir Putin, kanë paralajmëruar analistët. Pavarësisht stërvitjeve masive të NATO-s në rajon, trupat do...

Lajme të tjera

Web TV