Ekskluzive: Kroati Matko Djarmati, drejtori i ri sportiv i Vllaznisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Në fakt, e ka lënë të nënkuptohet në intervistën e tij edhe presidenti Alban Xhaferi, i cili ka folur edhe për ardhjen e një drejtori të ri sportiv tek kuqeblutë. “Unë dua të jap një lajm të mirë, që jemi drejt finalizimit të një drejtori sportiv për ekipin, i cili është i huaj, por ka një përvojë të gjatë në kampionatin shqiptar, pra e njeh kampionatin tonë”, – ka zbuluar kreu i klubit kuqeblu. – Ai do të jetë pjesë e projektit tonë të ri, por besoj që nesër do të japim edhe njoftimin tonë zyrtar.”

Ndonëse Xhaferi nuk ka pranuar të japë një emër konkret, Fjala.al ka mësuar ekskluzivisht nga burime pranë klubit shkodran se bëhet fjalë për ish-futbollin e njohur kroat, Matko Djarmati. 38-vjeçari, i cili, e ka nisur karrierën në klubin e vendlindjes, Rijeka, në Kroaci, përgjatë një periudhe 16-vjeçare, nga viti 2000 e deri në 2016-ën, ka luajtur për një numër të madh skuadrash. Përgjatë 10-vjeçarit të parë të mijëvjeçarit të ri ai ka luajtur në klubet kroate, por edhe për një sezon në Greqi me PAS Lamian.

Ndërkohë, nga sezoni 2009-2010, ai ka luajtur në Shqipëri, me përjashtim të një sezoni ku provoi fatin në Vietnam. Përveç korçarëve, ai ka luajtur dy herë me Kastriotin e Krujës, me Besën, me Dinamon dhe Tërbunin e Pukës. Në vijim, ai ka kryer edhe rolin e specialistit dhe komentatorit sportiv në platformat sportive shqiptare. Sa i përket jetës së tij jashtë sportit, vlen të përmendet se ish-mesfushori është i martuar me këngëtaren dhe moderatoren televizive shqiptare, Gerta Herta.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë roli i administratorit aktual, ish-futbollistit Suad Lici, në projektin e ri të Vllaznisë, ndërsa interesant është fakti se Djarmati do të ishte i dyti drejtor sportiv radhazi tek klubi shkodran, pas turkut Engin Fërat. Ky i fundit e drejtoi klubin shkodran kur ishte në Kategorinë e Parë, duke e udhëhequr atë drejt rikthimit në Kategorinë Superiore së bashku me trajnerin Hasan Lika, por u largua pasi mori fillimisht mbi baza të përkohshme, e më pas, afatgjata, të detyrës së trajnerit të përfaqësueses së Moldavisë./Fjala.al

Të fundit

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve...

Të paktën 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Minas Gerais të Brazilit, raporton BBC. Këto rrëshqitje janë shkaktuar...

Rëndohet bilanci në Palestinë, mbi 5.000 të vrarë që nga 5 tetori

Të paktën 5.000 palestinezë janë vrarë dhe zhdukur në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gazën veriore që nga 5 tetori”, raportojnë autoritetet lokale. “Rreth...

Ja ushqimet që duhet të konsumoni nëse jemi me grip apo ftohje

Dihet se vitamina C është “arma” e vitaminës kundër ftohjes. Por përveç portokalleve dhe agrumeve që janë burimet kryesore të tij, ka edhe 5...

Republikanë në Kongres hartojnë projektligj për blerjen e Groenlandës

Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi autorizimin e bisedimeve për blerjen...

Lajme të tjera

Web TV