Momenti i shpërthimit të fuqishëm në Bejrut, pamje rrëqethëse (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kryeqytetin e Libanit në Bejrut ka ndodhur një shpërthim katastrofik që ka tronditur të gjithë vendin.

Pamjet e rënda tregojnë momentin e shpërthimit të fuqishëm dhe më pas krijimin e një shtëllunge të madhe tymi që ka mbuluar një pjesë të mirë të qytetit.

Shpërthimi ndodhi pranë magazinave të fishekzjarrëve, edhe pse nuk dihet qartë se çfarë mbanin ato magazine. Ndërkohë ushtria libaneze ka dalë menjëherë në terren.




BBC raporton se shpërthimi ndodhi në zonën e portit të qytetit. Autoritetet thonë se mund të ketë shumë viktima.

Ministri i shëndetësisë në Liban ka thënë se ka shumë të lënduar dhe dëme të mëdha.

Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë.

Të premten një gjykatë e Kombeve të Bashkuara pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të ish-kryeministrit Hariri.

Të katër të dyshuarit janë anëtarë të grupit Hezbollah, që ka mbështetjen e Iranit, i cili vazhdimisht ka mohuar çdo rol në vdekjen e Haririt.

Libani është i përfshirë nga tensionet politike. Gjatë periudhës së fundit janë organizuar demonstrata kundër qeverisë duke kërkuar përmirësimin e situatës më të rëndë ekonomike që nga lufta civile 1975-1990. la.mi/Fjala.al

Të fundit

13 korrik 1985 – Live Aid: Kur muzika iu përgjigj urisë botërore

Përgatiti: Leonard Veizi Në një ditë të nxehtë korriku, kur ajri mbi qytetet përvëlonte rrugët dhe njerëzit kërkonin hijet e...

Fluksi i mjeteve, njësi të posaçme policore në zonat me numër të lartë turistësh

Mirëmenaxhimi i trafikut gjatë sezonit turistik si dhe minimizimi i numrit të ngjarjeve rrugore, ka bërë që Policia Rrugore të krijojë disa Njësi të...

Gjermani: Kontributet e sigurimeve deri në 50%?

Ekonomisti dhe anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Ekonomisë Gjermane, Martin Werding, ka thënë se punonjësit duhet të përgatiten për kontribute të sigurimeve shoqërore...

Banorët e Thethit mblidhen këmbëkryq para kishës, prifti drejton kuvendin

Prania e IKMT-së dhe forcave policore në Theth për shembjen e strukturave, duket se ka bërë bashkë banorët si një herë e një kohë. Banorët,...

Besa Kokëdhima zbulon planet për dasmë: Nuk dua të më ngelë gjë peng

Besa Kokëdhima ka ndarë disa nga momentet më të ndjera të jetës së saj personale në një intervistë televizive. E qeshur dhe e sinqertë,...

Lajme të tjera

Web TV