Pandemia/Maqedonia sheh “dritë” shpresë, ja sa raste u regjistruan në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë pas shumë kohësh, Maqedonia e Veriut ka regjistruar një numër të ulët të rasteve ditore me COVID-19, në raport me testet e realizuara.

Për 24 orët e fundit, autoritetet e shëndetësisë kanë konfirmuar 88 raste të reja me COVID-19 nga 1607 teste të realizuara. Për dallim nga java e kaluar, ku rreth 10% e të testuarve rezultonin pozitiv, sot kjo përqindje është vetëm 5,8.

Rastet e reja janë në: Shkup 23, Strugë 11, Shtip 10, nga 8 në Ohër dhe Kumanovë, nga 4 në Gostivar dhe Makedonski Brod, nga 3 në Manastir dhe Prilep, nga 2 në Tetovë, Dibër, Veles, Kërçovë, Vinicë dhe Sveti Nikollë dhe nga 1 në Strumicë dhe Kavadar.

Trendi i uljes së rasteve gjatë kësaj jave ka zbritur edhe mesataren e përgjithshme të  të infektuarve në 10,4% ose thënë ndryshe nga 108,384 testet e bëra deri më tani pozitiv rezultuan 11,289 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dhe 6 pacientë të tjerë për shkak të COVID-19, duke e çar në 511 numrin total të viktimave në vend. Viktimat e fundit janë dy nga Shkupi dhe nga një nga Kumanova, Tetova, Gostivari dhe Shtipi.

Gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë fituar dhe 113 pacientë të tjerë, duke e çuar në 7221 numrin total të të shëruarve.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka 3557 pacientë aktivë me COVID-19./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Lajme të tjera

Web TV