Berat/Konfirmohen 8 raste të reja me Covid-19 në stafin e Spitalit Rajonal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Spitalin Rajonal të Beratit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 8 raste.

Të infektuar rezultojnë 5 infermiere në Repartet e Kirurgjisë, Pediatrisë dhe Urgjencës, ndërkohë që janë diangnostikuar “pozitivë” një oksigjenist, një punonjës kaldaje dhe një punonjës magazine në këtë spital.

Menjëherë paa konfirmimit “pozitivë” disa ditë më parë të mjekut kirurg, është shtuar së tepërmi frikën tek stafi mjekësor i Spitalit Rajonal të Beratit,që është në pritje të kryerjes së tamponit.

Edhe një punonjës në Drejtorinë e Tatim-Taksave në Berat është infektuar me Coronavirus së bashku me bashkëshorten e tij dhe që prej 4-ditësh,pas shenjave të shfaqura,ata ishin karantinuar në pritje të përgjigjes së tamponëve të kryer që rezultuan “pozitivë”. Burime nga Inspektoriati i Higjenës në Berat bëjnë me dije se, janë dezinfektuar dhe mbyllur, plotësisht Reparti i Kurugjisë dhe pjesërisht disa reparte të tjera dha magazina e Spitalit Rajonal Berat.

Të njëjtat burime konfirmojnë se,pas shfaqjes së rastit të parë brenda Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave Berat,është kryer edhe mbyllja pjesore e disa ambjenteve, pas dezinfektimit të tyre.

10 rastet e konfirmuara dje “pozitivë” nga Ministria e Shëndetësisë e kanë çuar në 43 numrin e rasteve aktive me Covid-19 në këtë qark./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Cilat janë shkaqet e lëvizjes së pavetëdijshme në gjumë, somnabulizmi?

Somnambulizmi, ose ecja në gjumë, është një çrregullim që ndodh kur individët lëvizin ose ecin gjatë fazave më të...

Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por...

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV