Pesë muaj pas pandemisë/ Basha bën bilancin: Paketat ekonomike rezultuan gjysmake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedmokrati Lulzim Basha akuzon Kryeministrin Edi Rama për mbylljen e bizneseve.

Duke publikuar fotografi nga bizneset e mbyllura ai deklaron se pesë muaj pas mbylljes nga pandemia, është fakt që paketat ekonomike të qeverisë rezultuan gjysmake, të pamenduara dhe pa asnjë efekt për të lehtësuar krizën për qytetarët dhe bizneset.

Sipas tij, ndihma reale për ekonominë nga qeveria Rama nuk arriti as në 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto duke u renditur e fundit në rajon dhe se faktet sot tregojnë se është lëvruar vetëm 32% e fondit total të dy paketave të premtuara nga qeveria.

“Shqiptarët janë sot më të varfër se kurrë këto 30 vitet e fundit, qindra biznese të vogla kanë mbyllur dyert, mijëra qytetarë kanë humbur vendet e punës, qindra studentë e kanë të pamundur të përballojnë jetën studentore. Këtë vit shumë familje do ta kenë të pamundur të çojnë fëmijët në universitete për shkak të pamundësisë ekonomike. Ndërsa qeveritë në mbarë botën po vazhdojnë mbështetjen ekonomike dhe sociale për bizneset, qytetarët e veçanërisht të rinjtë qeveria e Shqipërisë ofron vetëm video 3D dhe propagandë”, shkruan Basha.

Ai shton se PD që në ditët e para të karantinës, duke vlerësuar situatën dhe pas konsultimeve me ekspertët më të mirë në vend i ofroi qeverisë propozime konkrete për të parandaluar thellimin e krizës ekonomike si dhe strategjinë e daljes nga karantina.

Por shton Basha, qeveria Rama, refuzoi t’i marrë në konsideratë propozimet e opozitës duke i lënë shqiptarët dhe ekonominë e tyre në mëshirën e fatit, sepse si në ditët e para të pandemise dhe sot kur situata si shëndetësore dhe ekonomike është tejet e rënduar qeveria Rama mendon vetëm për veten dhe klientët e saj oligarkë.

Lexo edhe :  Moti i keq në vend/ Ministria e Mbrojtjes jep detaje mbi situatën

Në vijim thotë se Partia Demokratike është angazhuar seriozisht me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj për t’i kthyer frymëmarrjen vendit, për ta sjellë ekonominë në shinat e zhvillimit dhe siguruar punësimin e shqiptarëve.

Basha zotohet se punësimi mbetet prioriteti i tij kryesor dhe për ta garantuar këtë ne do të marrim vendimet dhe veprimet e nevojshme.

“Lehtësimi i barrës fiskale, përgjysmimi i lejeve dhe liçencave dhe ulja e taksës së punës janë disa nga masat e para që do marrë qeveria jonë. Ne do të krijojmë kushtet ekonomike dhe sigurinë e nevojshme që investitorë të huaj me potenciale të mëdha punësimi të vijnë në Shqipëri. Çlirimi i ekonomisë nga monopolet dhe oligarkët do t’i hapë rrugë tregjeve të lira, zhvillimit dhe punësimit të njerëzve”, thotë ndër të tjera lideri i opozitës.

Basha thotë në mbyllje se pavarësisht vështirësive që po kalojmë këto kohë, shpreh bindjen se do të dilet që të ketë ditë më të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët përmes një qeverie normale që punon për qytetarët dhe jo për një grusht oligarkësh.

Të fundit

E veshur me bikini, Xhensila Myrtezaj “ngre” temperaturat me fotot e nxehta në pishinë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka “ngritur” temperaturat me fotot e nxehta në rrjetet sociale. Artisja ka pozuar në pishinë duke...

Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor

Një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza është evakuuar në vendin tonë për një trajtim të specializuar mjekësor. Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Botërore e...

Netanyahu akuza Hamasin: Është tërhequr nga disa pjesë të marrëveshjes së armëpushimit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi sot Hamasin se ishte tërhequr nga disa pjesë të marrëveshjes së armëpushimit në Gazë dhe tha se kabineti i...

8 strategji për të qetësuar nervat tuaja përpara një loje apo gare

Një nga situatat më të frikshme në botën e sportit janë nervozizmi para një loje. Pavarësisht se është një fenomen shumë i zakonshëm, e...

130 tërmete në 5 orë, gati të shpërthejë vullkani në Europë

Vullkani Bárðarbunga, i cili vlerësohet si i dyti më i madh në Islandë, ka shkaktuar më shumë se 130 tërmete në vetëm pesë orët...

Lajme të tjera

Web TV