“Horrori” në Pogradec/Fqinjët: Ia vari kokën te dera e jashtme, të arrestohet doktori që e la të lirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pogradecin pasditen e sotme pasi Olsi Çekiçi vrau me thikë të ëmën e tij, Firdes Çekiçi dhe më pas ja vari kokën te dera e jashtme e shtëpisë. Ai ishte me probleme mendore por nuk pranonte të merrte mjekim dhe për më tepër dyshohej se përdorte lëndë narkotike.

Ndërkohë fqinjët akuzojnë shtetin për për këtë ngjarje pasi sipas tyre ai nuk duhet të kishte dalë nga spitali psikiatrik.

Ata deklarojnë se e moshuara kishte kërkuar ndihmë, por ata kishin frikë të dilnin.

“Kjo ngjarje na ka tronditur shumë, një nënë që ishte shpirt njeriu, nuk e di se si u bë kjo punë, kishte vajtur në polici, në çmendinën në Elbasan, por e kanë liruar. Thonë që përdorte lëndë narkotike. Ia kishte prerë kokën e ia kishte varur në derën jashtë në rrugë, e panë njerëz të tjerë. Thonë që thërriste ndihmë ndihmë. duhet të punonte shteti, se është marrë 3-4 herë, çfarë doktori është ai që e lëshon, duhet arrestuar në vend doktori. kishim frikë të dilnim, ndërronim rrugën se ishte i lojtur fliste me veten”, tha një prej banorëve.

/En.Br./Fjala.al

Detajet nga “horrori” në Pogradec, djali ia preu kokën të ëmës dhe e vari te dera (EMRAT)

 

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV