Greqi/Shqiptarja rekord botëror në hedhjen e shtizës: Dua që mami të mos pastrojë më shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elina Zhego theu rekordin botëror për 20 vjeçarë në hedhjen e shtizës. Edhe pse me origjinë shqiptare përfaqësoi Greqinë në Kampionatin e organizuar në fillim të gushtit.

Gjatë një interviste për gazetën greke “FOS”, ajo ka folur për këtë sukses të sajin, por edhe për objektivin e rëndësishëm që i kishte vënë vetes.

Unë kam lindur në Selanik. Të dy prindërit e mi janë shqiptarë. A ndjehem greke? Sigurisht që po. Unë kam lindur në Greqi, jam rritur këtu, kam qenë në shkollë këtu. Jam greke, ashtu si jam edhe nga Shqipëria. Por ndjehem më shumë greke, pasi kam jetuar gjithë jetën time këtu”
Ajo thotë se familja e saj ka emigruar në Greqi për shkak të situatës jo të mirë ekonomike në vendin tonë, ndërsa shprehet se do të punojë fort që mamaja e saj të mos jetë më e detyruar të pastrojë shtëpitë e të tjerëve.

Kur theva rekordin mamaja e priste, pasi besonte të unë. Sigurisht që kishte emocione. Prindërit e mi kanë kaluar momente të vështira. I telefonova nga stadium dhe ata kërcyen nga gëzimi. T’u dhuroja atyre gëzim ishte gjithçka për mua, më dukej sikur po e bëja për ata se kanë kaluar shumë vështirësi.Babai im ishte polic në Shqipëri, nëna ime ishte mësuese. Kur ata erdhën në Greqi, për shkak të krizës në Shqipëri, babai im punonte në ndërtim dhe mamaja pastronte shtëpi. Dhe ajo vazhdon ende të pastrojë shtëpi… I kam premtuar se ajo nuk do ta bëjë më kurrë këtë punë, sepse unë do të arrij deri aty sa me paraqitjet e mia ta siguroj që të mos punojë kurrë më

Lexo edhe :  Idajet Beqiri: Me pasuritë e Saliut “mund të ndërtohen dhe dy Shqipëri të tjera”

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV