Foto për here të parë/ Helena Kadare, gruaja që dashuroi gjeniun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muzeu “Shtëpia Studio Kadare” ka publikuar disa foto për herë të parë të Helena Kadaresë kur ka qenë vajzë, bashkëshortja e shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Ashtu siç dashuritë e shkrimtarëve janë të mëdhaja dhe ajo mes Helenës dhe Ismailit nuk mund të ishte ndryshe.

Helena (Gusho) Kadare ishte gjimnaziste në Fier kur i dërgoi një letër Ismail Kadaresë, që atëkohë qe student pasuniversitar në Moskë dhe një prej yjeve të rinj të letërsisë shqipe. Në letër, ajo i kërkonte që t’i lexonte tregimin e saj te gazeta “Zëri i Rinisë”.

Sipas rrëfimeve të Helenës, pasi Ismaili kishte lexuar tregimin, i shkroi katër rreshta: “Lexova tregimin tuaj të mrekullueshëm…” dhe se ajo iu përgjigja menjëherë, me disa faqe letër, por nuk i erdhi më ndonjë përgjigje.

Takimi i parë mes Helenës dhe Ismailit do të ndodhte në Tiranë pasi ky i fundit ishte kthyer nga studimet e tij në Moskë. Në takimin e parë, Ismail Kadaresë i pëlqeu aq shumë Helena, saqë nxori një brisk nga xhepi, i preu pak nga flokët bionde, i futi ne xhep dhe iku pa i folur.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO/ Shtetet që nuk paguajnë s’do…

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump u bën thirrje partnerëve të NATO-s që të rrisin ndjeshëm shpenzimet e...

Zuckerberg: Jo më verifikim faktesh në FB dhe Instagram

Pas fitores së parë të Donald Trumpit në zgjedhjet në SHBA në vitin 2016, kompania mëmë Facebook Meta u përpoq t'i kufizonte dezinformimet dhe gjuhën e...

Rama: Vjosa, mbretëresha e lumenjve të egër dhe e të apasionuarve pas rafting

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga lumi Vjosa, duke e cilësuar atë si një destinacion të veçantë për rafting dhe sportet ujore. Gjithashtu...

Benito Musolini, vë në pikëpyetje planet e Hitlerit mbi pushtimin e Britanisë

Udhëheqësi fashist italian Benito Musolini i shkruan një letër Adolf Hitlerit, ku e paralajmëron Fyhrerin që të mos nisë një luftë kundër Britanisë së...

Sa herë mund të ndryshojmë profesionin gjatë gjithë jetës?

Ndryshimi i drejtimit profesional nuk është më një fenomen i rrallë, por një realitet i brezave të sotëm. Millennials dhe Gen Z, në veçanti,...

Lajme të tjera

Web TV