Romë/ Ndotja e madhe, ndalohen makinat me naftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Makinat me naftë përbëjnë problemin kryesor të ndotjes së ajrit. Për këtë arsye, bashkia e Romës njoftoi sot ndalimin e përkohshëm të të gjitha automjeteve me naftë, për shkak të ndotjes së lartë të ajrit.

Kryebashkiakja Virginia Raggi e mori këtë vendim pasi sasia në ajër e lëndës së veçantë PM10 kapërceu nivelet kritike në shumë pjesë të qytetit, thuhet në një deklaratë.

Ky ndalim, i cili nuk do të përfshijë autobusët, taksitë dhe automjetet e tjera të shërbimit publik, do të zbatohet nesër nga 7:30 deri në 10:30 në mëngjes dhe nga 4:30 deri në 8:30 pasdite.

Trafiku i automjeteve me naftë në Qytetin e Përjetshëm ka qenë i kufizuar tashmë edhe të dielën dhe të hënën, por vetëm për automjete më të vjetra, që nuk i plotësojnë standardet më të fundit të emetimeve të vëna nga BE.

Të fundit

Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja, vetëm sipas rregullave serbe

Ambasada ruse në Beograd deklaroi se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është “dialogu në fushën e së...

Zbulohet data kur do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet më datë 11 Shtator. Në këtë datë kryeministri Edi Rama do të shpallë të gjithë emrat që...

Spahiu: Berisha zgjodhi 100% listën ‘Basha’, janë shtirur sikur u zunë

Juristi Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar përbërjen e re të ekipit të Sali Berishës, si një konfirmim se gjithë konflikti i viteve të fundit...

SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT, dy të arrestuar

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion. Burime për A2 CNN...

Fund berishizmit! Një listë për ansamblin që mund të thurë opozitën e re shqiptare

Për të mirën e demokracisë shqiptare, ka ardhur koha që Partia Demokratike të reformohet dhe të heqë dorë nga berishizmi. Drejtuesit politikë që dështuan...

Lajme të tjera

Web TV