Të shtënat me armë drejt hotelit në Tushemisht, policia ndalon një të dyshuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga autorët e dyshuar për atentatin me armë zjarri në një hotel në Pogradec, është ndaluar nga policia.

Sipas autoriteteve, në kërkim janë shpallur edhe tre të dyshuar si bashkëpuntorë.

 

NJOFTIMI I PLOTE

Ndalohet njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjeve të ndodhura më datë 01.08.2020 dhe më datë 08.08.2020, pranë një hoteli në fshatin Tushemisht.

Shpallen në kërkim edhe 3 bashkëpunëtorët e dyshuar të tij.

Sekuestrohen 1 mjet motor, 2 skafandra të përdorura nga autorët, municion luftarak, pamje filmike dhe prova balistike.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e dy ngjarjeve të ndodhura më datë 01.08.2020, si edhe mëngjesin e djeshëm, pranë një hoteli në fshatin Tushemisht, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

• M. T., 34 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec (i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”).

Si edhe u shpallën në kërkim shtetasit:

• I. B., 52 vjeç, banues në Tiranë.
• M. B., 34 vjeç, banues në Pogradec.
• B. S., 28 vjeç, banues në Pogradec.

Nga tërësia e veprimeve intensive hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas pas një konflikti të mëparshëm me pronarin e hotelit dhe djalin e tij, në bashkëpunim midis tyre, më datë 01.08.2020, kanë kanosur me armë zjarri përpara hotelit, shtetasin J. M., 20 vjeç, si edhe më datë 08.08.2020, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit në pronësi të shtetasit J. M., 47 vjeç, ku u shkaktuan dëme materiale tek godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij.

Lexo edhe :  Tronditet Lezha/ Ekzekutohet te dera e shtëpisë 57-vjeçari (EMRI)

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 mjet motor tip “Suzuki”, pa targë, 2 skafandra të përdorura nga autorët, ku janë fiksuar prova biologjike dhe balistike të tyre, fishekë luftarakë, si edhe pamje filmike të filmuara nga kamerat e sigurisë.

Vijon puna për sqarimin e mëtejshëm dhe kapjen e tre personave të tjerë të shpallur në kërkim, të dyshuar si të implikuar në këto ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, “Prishja e qetësisë publike”, “Armëmbajtja pa leje”./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Akuzohet për kultivim të bimëve narkotike, reagon Elvis Pupa: Nuk më keni borxh asgjë

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka reaguar sërish në rrjetin e tij social Instagram, lidhur me akuza...

70 mijë fermerë aplikuan për subvencione, procedurat dhe kriteret për fituesit

70 mijë fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga fondet mbështetëse të vitit 2025. Aplikimet e Skemës Kombëtare ishin të hapura në periudhën 14...

Blue Star, ushtria indiane luftë të përgjakshme ndaj komunitetit sikh në Tempullin e Artë

3 qershor 1984 Në 3 qershor të të vitit 1984 nisi një Operacion i njohur si “Blue Star”. Ishte një ndërhyrje ushtarake e kryer nga...

Dumani: Hera e parë që shqiptarët fokusohen te drogërat sintetike

Për herë të parë, vihet re një “orientim” drejt drogërave sintetike të shqiptarëve që merren me trafikimin e lëndëve narkotike. Është ky rasti më...

Nga rreziku në mundësi: roli i sigurimit në hoteleri

Nga Avni Ponari CEO i SIGAL INSURANCE GROUP Sezoni turistik po afron. Shifrat e viteve të fundit rrisinpritshmërinë për një verë dinamike, si në bregdet ashtu...

Lajme të tjera

Web TV