Fluksi i lartë për shkak të kthimit nga plazhi, policia bllokon 34 patenta dhe një mjet gjatë pasdites (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve në rrugë për shkak të fluksit të lartë që krijohet nga kthimi i pushuesve nga plazhi.

Burime zyrtare bëjnë me dije se në të gjitha akset rrugore nacionale shërbimet e policisë rrugore janë duke monitoruar shpejtësinë 6 radarë

Prej orës 16:00 deri në këto momente në akset Lezhë-Thumanë, Vlorë-Fier, Durrës-Tiranë dhe Lezhë-Morinë, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, në të gjitha akset rrugore nacionale, 154 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë duke u bërë shkak për aksident rrugor.

Njëkohësisht, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjitha akset rrugore, kanë konstatuar lëvizje të çrregullta në rrugë apo manovra të rrezikshme dhe kanë ndaluar 31 drejtues mjetesh dhe motomjetesh.

Pas alkooltesteve ka rezultuar se 24 prej tyre drejtonin mjetet nën ndikimin e alkoolit, me masa alkooli që varionin nga 0.22 mg/l deri në 0.39 mg/l, 6 drejtues kanë rezultuar në kufijtë e lejueshëm deri në 0.19 mg/l, ndërsa një 30-vjeçar në Durrës është arrestuar nga Policia Rrugore, pasi drejtonte një motomjet në gjendje të dehur në masën 1.26 mg/l dhe në testin e dytë 1.30 mg/l.

Po gjatë pasdites e deri në këto momente janë vendosur 99 masa për përdorim të celularit, 78 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 16 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Ndërkohë, nga Policia Rrugore e Durrësit, një drejtuesi mjeti i është bllokuar mjeti, pasi qarkullonte pa kontroll teknik dhe me 26 masa administrative të pashlyera.

Lexo edhe :  Javë ‘përvëluese’/ Paralajmëron meteorologu: Nuk do ta besoni sa do arrijnë temperaturat

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/344433513241592/

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV