Policia ka dhënë detajet lidhur me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Larushkë, Fushë Krujë, ku mbetën të plagosur babë e bir, Shefqet dhe Alban Stafuka.
Sipas burime zyrtare ata kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të çastit. Theksohet se uniformat blu po punojnë për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorit.
Mësohet se Shefqet Stafuka është punonjës i Ujësjellësit të Krujës, ndërsa i biri Albani sapo ishte kthyer nga Spanja.
Njoftimi:
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Më datë 09.08.2020, rreth orës 21:00, në fshatin Larushkë, Fushë Krujë, pas një konflikti të çastit janë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh.S., 58 vjeç dhe A.S., babë e bir, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorit.
/En.Br./Fjala.al
Plagosen me thikë babë e bir në Fushë Krujë, dërgohen me urgjencë drejt Traumës