Arben Malaj: Si na paralajmëruan SHBA në vitin 2003 për “bombat me sahat” në portin e Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Bejrut ku qindra persona humbën jetën nga shpërthimi dhe mijëra të tjerë u plagosën ka reaguar edhe Arben Malaj .

Ai shprehet se një ngjarje e tillë apelon për solidaritet, por edhe për të mësuar nga pasojat tragjike që pësojnë popujt dhe vendet, të cilat keqqeverisen nga politikanë të papërgjegjshëm dhe të korruptuar.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ai risjell në vëmendje një paralajmërim të SHBA-ve në vitin 2013 për “bombat me sahat” në portin e Durrësit.

Postimi i plotë i Arben Malaj

2003 – si na paralajmëruan SHBA për “bombat me sahat” në portin e Durrësit. Në atë kohë në portin detar të Durrësit ishin të instaluara 21 depozita, 19 prej te cilave i përkisnin tre kompanive greke dhe 2 të tjerat firmave shqiptare “Armo” dhe “Kastrati”.

Zhvendosja ishte jetike sepse prania e tyre në studim ishte klasifikuar një rrezikshmëri e lartë për sigurinë e popullatës përreth por edhe një vështirësi e madhe për zhvillimin e portit të Durrësit si porta kryesore e Korridorit 8.

Në 2003 nje raport analitik i bërë nga specialistët e Wilbur Smith Associates (https://www.roadsbridges.com/wilbur-smith-associates),TEC Infrastructure Consultants(https://www.portstrategy.com/…/tec_infrastructure_consultan…) dhe EnerSource Engineering (https://ww.engineerunion.org/branch-chemical)

mbi inspektimin e depozitave dhe veprimtarisë së karburanteve në portin e Durrësit vlerësonte se ekzistonin rreziqe reale për derdhje karburantesh, zjarre dhe eksplozione me pasoja në port dhe komunitetin përreth.

Bazuar në konkluzionin e këtij studimi se depozitat e karburanteve ishin “bombat me sahat” për qytetin e Durrësit, Ministria e Ekonomisë menjëherë urdhëroi zhvendosjen  e tyre.

Kordinimi midis ministrive ishte efikas, mbështetja nga kryeministri ishte maksimale. Banka Botërore akordoi një fond prej 150 mijë dollarë për projektin e zhvendosjes se depozitave të naftës nga porti i Durrësit.

Lexo edhe :  Kryemadhi për Blushin: E largoi Metën nga shtëpia, s’po lejon fëmijët të takojnë babain

Zhvendosja filloj me ndalimin e depozitimit ne port, transferimi naftes nga anijet behej me makina per ne depozitat e reja ne Porto Romano deri ne krijimin e portit per shkarkimin e anijeve direkt ne Porto Romano.

Ditë të mbarë, Arbeni./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Michael Douglas: “Qeveria amerikane po flirton me autokracinë”

Aktori i njohur Michael Douglas ka ngritur shqetësime të forta mbi rrezikun e humbjes së demokracisë në Shtetet e...

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi se paqja është një dëshirë...

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nuk ka të ndalur beteja në rrjetet sociale mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe multimiliarderit Elon Musk, i cili pak kohë...

Dreka vdekjeprurëse: Gruaja australiane shpallet fajtore për vrasje me kërpudha

Erin Patterson, gruaja australiane e akuzuar për helmimin me kërpudha vdekjeprurëse të tre të afërmve të saj gjatë një dreke në korrik 2023, është...

Bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim përfundon pa marrëveshje

Raundi i parë i bisedimeve të tërthorta për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit ka përfunduar pa ndonjë përparim konkret, ka bërë të ditur...

Lajme të tjera

Web TV