Moto GP, Brad Binder, fituesi i papritur i Çmimit të Madh të Republikës Çeke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Ka qenë padyshim “një rrufe në qiellin e pastër” të Bërnos, në rastin aktual, sepse ka ardhur një fitore krejt e papritur e Brad Binderit në Çmimin e Madh të Republikës Çeke, të zhvilluar të dielën pasdreke. Piloti afrikanojugor i “KTM”-së, është nisur nga vendi i 7-të dhe më pas është vënë krye të garës, duke udhëhequr majde i pashqetësuar nga të tjerët.

Kjo është fitorja e parë për Binderit në Moto GP. Në vend të dytë u rendit Franko Morbideli dhe, për pilotin e skuadrës kliente të “Jamaha”-s, “Petronas”it, ky është podiumi i parë, në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit. Podiumi u plotësua me francezin e “Dukati”-t, Johan Zarko, i cili në fakt ishte nisur nga vendi i parë. Zarkoja pati madje dhe një ndëshkim për shkak të incidentit me Pol Espargaronë.

Në vend të katërt u rendit piloti i “Suzuki”-t, Aleks Rins, dhe, në të 5-tin, Valentino Rosi me “Jamaha”-n zyrtare. Duket se piloti italin është detyruar ta shtyjë kështu për garën e ardhshme, podiumin e 200-të në karrierë. Për veteranin e mbiquajtur “Doktori”, ka qenë një garë e mirë, pasi, edhe pse u nis nga vendi i 10-të, arriti të shkojë deri në të 5-tin dhe të marrë të tjera pikë të vlefshme në renditje.

Por nuk ka përfunduar aspak mirë gara për kryesuesin e renditjes botërore të pilotëve në Moto GP, Fabio Kuartararo. Francezi e ka mbyllur konkurrimin në Brno në vendin e 7-të, duke shqetësuar në njëfarë mënyre drejtuesit e skuadrës kliente të “Jamaha Petronas”-it. Por ka shkuar akoma më keq për dy pilotët e “Dukati”-t zyrtare, Andrea Doviciozo dhe Danilo Petruçi, që nuk shkuan dot më larg se vendi i 11-të e i 12-të përkatësisht./Fjala.al

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV