“Nuk ke si të mos skuqesh”/ Plehrat e Velipojës i pastrojnë turistët (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koha për pushime, por tek tuk dhe ndonjë punë të vogël. Në fakt kjo vlen të thuhet për dy turistë nga Beogradi të cilët kanë zgjedhur vendin tonë Shqipërinë për të pushuar.

Më konkretisht ata së bashku me familjet e tyre po pushojnë në Velipojë dhe teksa gjatë shëtitjes së tyre ishin ndeshur me plehrat që mbulonin pyllin dhe rërën kanë vendosur t’i japin një dorë pastrimi.

Në fakt kjo vlen për tu përgëzuar. Lajmin e ka bërë të ditur Auron Tare në një postim në Facebook teksa e shoqëron edhe me një video të shkurtër nga momentet e mbledhjes së plehrave nga dy turistët.

“Këtë javë kam takuar dy turistë nga Beogradi që bëjnë pushimet në Shqipëri me familjet. I pyes si ndihen. Shumë mirë më thonë asnjë problem ndihemi normal. Pastaj më tregojnë se si në Velipojë kur kishin parë plehrat që mbushnin pyllin dhe rërën kishin filluar ti pastronin vetë. Nuk ke si mos skuqesh kur dëgjon diçka të tillë”, shkruan Auron Tare./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV