Piktori dhe skulptori Avni Delvina ka treguar se arti nuk është e vetmja fushë ku është i talentuar.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka habitur ndjekësit dhe miqtë e tij. Ai shihet teksa zhytet nga një shkëmb i lartë në ujë me një mjeshtëri të madhe, të cilën pavarësisht moshës së tij, do ta kishin zili shumë të rinj.
Artisti, i cili prej 30 vitesh jeton dhe punon në Itali, 18 muaj më parë “solli” presidentit amerikan Donald Trump në Tiranë, përmes një ekspozite me 46 tablo të shfaqur në Muzeun Historik Kombëtar.
Ar.Ha /Fjala.al