Joe Biden zgjedh Kamala Harris si zv/presidente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Senatorja demokrate i Kalifornisë, Kamala Harris, një 55-vjeçare afrikano-amerikane me origjinë indiane, është gruaja e zgjedhur nga kandidati Joe Biden për të qenë pjesë e fushatës së tij në zgjedhjet presidenciale në postin e zëvendëspresidentes nëse fiton zgjedhjet. Ishte hera e parë në historinë e SHBA-ve që një grua e me ngjyrë ka kandiduar për këtë pozicion .

Më 3 nëntor ajo do të jetë gruaja e katërt që do të paraqitet si kandidate për postin e zëvendëspresidentes, pas Tonie Nathan në 1972 për Partinë Libertarian; Geraldine Ferraro, nga radhët e demokratëve me Walter Mondale në 1984 dhe republikania Sarah Palin që kandidoi me John Mcain në 2008.

Konsiderohet zgjedhje e mirë pavarësisht nga fakti se senatorja, i cili aspironte presidencën, u dallua për forcën e saj kundër Bidenit në debatet e para.

Disa ditë më parë, në një nga ato pak konferenca për shtyp që ka dhënë Bideni, fotografët kapën imazhin e shënimeve që ai kishte përgatitur. Ai kishte shkruar një dedikim për Harris. “Jo hakmarrje”. Burimi: Lavanguardia, përshtati: Fjala.al

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Gazetarja italiane e burgosur për 3 javë në Iran ka mbërritur në Romë, pritet nga Meloni

Në orën 4:13 të së mërkurës pasdite, avioni Falcon që mbante gazetaren Cecilia Sala  nga Teherani u ul në...

Shumë e dobishme për shëndetin, por a i dini efektet anësore të hudhrës?

Edhe pse hudhra është shumë e dobishme dhe ofron shumë në fusha të ndryshme të shëndetit të njeriut, ka disa efekte anësore nga konsumimi...

Nevojat e shoqërisë dhe deontologjia e “Big Brother”

NGA GËZIM TUSHI  U bënë tashmë disa vite që shoqëria shqiptare jeton nën ethet sociale e spektakolare të promovimit të edicioneve të vazhduara të “Big...

“Jemi tanët o burrë…”/Braçe tregon kush tentoi ta korruptonte kur ishte zv.kryeministër

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Quo Vadis” ka folur për politikën dhe sfidat e saj, por dhe presionin e...

Ulja e çmimit të energjisë/ Rama: Nuk ka lidhje me zgjedhjet, fitoren e kemi të sigurt

Kryeministri Edi Ram ka reaguar pas akuzave se ulja e çmimit të energjisë elektrike u bë për efekt elektoral. Në një video në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV