“Mos bëni deklarata që ‘harbojnë’ të rinjtë”, Braçe kritika ndaj politikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj politikës, si edhe kundër lokaleve që grumbullojnë njerëz, duke u bërë vatra të rrezikshme infektimi me koronavirus.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Braçe shprehet se në të gjithë këtë harbim të të rinjve, edhe më shqetësuese është sjellja e politikanëve, ndërkohë që shtoi se këta të fundit në vend që të edukojnë dhe mësojnë rininë se si të mbrohen, sipas tij, bëjnë deklarata që nxisin sjellje të tilla dhe dëmtojnë punën e qeverisë dhe institucioneve në gjobat që vendosin.

“Boll bëre politikë me sëmundjen! Spitali është i fundit! Ndaj boll me politikë kriminale ndaj spitaleve ku ka aq shumë përkushtim, pasion, dashuri, dëshirë, punë e sakrifica sa kurrë nuk i ke parë kund! Kjo sëmundje ka rregullat e saj e as që kanë lidhje me politikën; kanë lidhje me ty si qenie e përgjegjshme e që shpërndan këtë përgjegjshmëri; jo mllef, urrejtje, ligësi, provokime, politikën e ulët të njohur tashmë. Janë të thjeshta rregullat; mbaj distancë fizike, mbaj maskë kur nuk rri dot larg, laj duart!

Kaq! Spitali nuk hyn në to! Spitali është i fundit dhe në të gjithë botën është kështu! Urdhëro, shihi këto video të së shtunës mbrëma dhe të dielës, vetëm pak ditë më parë, në Jalë, Palasë, Lëkurs! Përse nuk u flet këtyre? Çfarë t’u bëjë spitali këtyre e prindërve të këtyre? Ta bëjë qeveria? Po patjetër, por sa ndërhyn qeveria aty ti e quan cenim të lirisë kushtetuese, sa zbaton qeveria masat ligjore aty ti thërret për masa ekstreme të papërshtatshme për realitetin ekonomik”, deklaroi ai.

Më tej numri 2 i qeverisë iu bëri thirrje organeve tatimore që ta marrin punën seriozisht, pasi sipas tij, hotelet e luksit po bëjnë namin me festa dhe grumbullime njerëzish, duke u kthyer në burim infeksioni për përhapjen e Covid-19.

Lexo edhe :  “Travel Radar”: Shqipëria, perla e fshehur evropiane!

“Shihi pak shishet e shampanjës që nuk pihen, por spërkasin ajrin, njëri-tjetrin e pastaj pishinën, si realitet ekonomik! Ky është problemi! Spitali do mbahet falë punës e sakrificës së punëtorëve të mjekësisë, por sjellja e tillë është sfidë e ulët ndaj çdo mjeku e infermieri, laboranti, farmacisti, sanitari që rrezikon jetën për të sëmurë prej harbimit apo të infektuar nga kalamajtë e harbimit! Ndaj boll me politikën me sëmundjen! Është e neveritshme! Tani kam diçka me tatimet; shihni kuponë ju ke këto vaskat me shishe shampanje”, nënvizoi Braçe./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A do mundet SPAK-u ta kthejë besimin tek zgjedhjet?

Nga Ben Andoni Në një logjikë, kreu i opozitës, Sali Berisha e ka gati argumentin për gjendjen “humbëse” pas përfundimit...

Përpjekja greke për t’i bërë makjazh Sali Berishës!

Nga Ylli Pata Shkrimet tangenciale të disa mediave greke që nuk hyjnë tek ato gazeta të njohura e me traditë në Athinë, në lidhje me...

Të huajt zënë vendin e shqiptarëve të larguar!

Indiane dhe filipineze janë punësuar në Vlorë kryesisht në turizëm dhe peshkim, për shkak se në vend mungon krahu i punës. Haxhiu, është njëri...

Veliaj s*lmon Olsi Dadon nga qelia:Menduan se duke më mbyllur brenda do më mbyllnin gojën

Në një reagim të radhës nga paraburgimi, Kryebashkiaku Erion Veliaj e quan ‘vrasje me pagesë’ për llogari të kryetarit të PD-së, arrestimin e tij...

Zgjerimi i Galerisë Kombëtare të Arteve/ Rama dhe Gonxhja inspektojnë punimet

Kryeministri Edi Rama dhe ministri Blendi Gonxhja inspektuan punimet në Galerinë Kombëtare të Arteve. Punimet restauruese që po kryhen synojnë zgjerimin me hapësira të reja...

Lajme të tjera

Web TV