400 euro muaj/ Shtohen kërkesat për spiunë në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një në katër shqiptarë ishin spiunë të Sigurimit të Shtetit nga viti 1944 deri në 1991. Sa e sa njerëz janë marrë në qafë nga spiunimet edhe për një fjalë goje. Por ky zanat duket se vijon edhe sot.

Nuk e kemi fjalën për ata agjentë zyrtarë që bëjnë detyrën e shtetit për të zbuluar krime dhe abuzimet por edhe për sigurinë Kombëtare.

Por për spiunët vullnetarë që duan të dine dhe më pas tregojë çdo gjë që shikojnë dhe dëgjojnë përreth.

Kulmi është një njoftim i risjellë sërish këto ditë në Tiranë dhe vendosur në një shtyllë ku lajmërohej se kërkohen spiunë.

Një njoftim i tillë i ngjashëm kujtojmë se është bërë edhe rreth një muaj më parë.

Oferta është 400 euro në muaj dhe nga mosha 30 deri në 60 vjeç. Mund të thuhet se është vërtetë ofertë tunduese për ata që e kanë në zanat.

Kujtojmë se këto kohë një njoftim pune ku kërkohen spiunë duket se po bëhet gjithnjë e më e kërkuar sepse po ndodh që shpesh herë të shohim në shtylla kërkesa të tilla.

Nuk dihet se çfarë për çfarë spiunimesh bëhet fjalë, por kërkesa është ende e vlefshme, pasi njoftimi vazhdon të qëndrojë i afishuar në shtyllë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kampioni i muskujve dhe karakterit, Endri Pandazi drejt Arabisë Saudite

Pas çdo titulli kampioni fshihet një histori që rrallëherë shihet. Për Endri Pandazin, suksesi në bodybuilding nuk ka ardhurthjesht...

“The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për të zbuluar qytetet interesante...

Një akademi për “barinjtë” e hoteleve që duan turizëm elitar por shërbejnë si lopçar

Nga Kreshnik Spahiu Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në Berlin dhe ndër të tjera...

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në një reagim për Report Tv,...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Lajme të tjera

Web TV