Emri/ I shtruar tek Infektimi, virusi i merr jetën taksistit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vend, teksa ishte i shtruar në spitalin Infektiv.

Mësohet se viktima është një 60-vjeçar nga Tepelena, i cili punonte si taksist.

Refat Çela, i moshës 60 vjeç kishte shfaqur shenja të COVID, gati 10 ditë më parë dhe kishte 5 ditë që ishte shtruar me urgjencë në Infektiv të Tiranës.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Infektivit. Dita e djeshme shënoi rekord në lidhje me situatën e Covid-19 në vend. U shënuan 5 viktima dhe 154 raste të reja.

Shqetësuese mbetet edhe situata e të shtruarve në spital. Aktualisht në spitalin infektiv dhe atë ‘Shefqet Ndroqi’, ndodhen të shtruar 114 pacientë, 19 prej të cilëve në terapi intensive./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se Juventus, brenda pak ditësh do...

Pyetja tani për Iranin dhe Izraelin: Kush mund të durojë më shumë dhimbje?

Izraeli dhe Irani janë tashmë të përfshirë në një përballje që do të testojë durimin e tyre ndaj dhimbjes dhe gatishmërinë për të përshkallëzuar...

97.8 meshkuj për 100 femra, gratë dominojnë raportin gjinor në Shqipëri

Për çdo 100 femra, sot në vendin tonë ka 97.8 meshkuj. Të dhënat e fundit për popullsinë, të nxjerra nga INSTAT, flasin për një...

Lajme të tjera

Web TV