NASA ka publikuar disa pamje nga Marsi të fotografuar nga anijet kozmike orbitore.
Ato u nisën 15 vite më parë për të studiuar atmosferën, kohën, ujin nën sipërfaqe dhe shumë elementë të tjerë të planetit të kuq.
Këtë ngjarje historike e ka shpërndarë dhe ambasada amerikane në Tiranë në një postim në rrjetet sociale.
“Marsi i bukur! Anija kozmike orbitore e NASA-s për rindërtimin e Marsit u nis në një ditë gushti 15 vjet më parë për të studiuar atmosferën, kohën, ujin nën sipërfaqe dhe shumë elementë të tjerë të planetit të kuq. Por misioni mbase njihet më shumë për imazhet e dërguara nga kamera” shkruhet në postim./En.Br./Fjala.al