Sërish shifër e lartë të infektuarish në vendin tonë, shënohen 6 viktima të tjera

SPITALI I SEMUNDJEVE INFEKTIVE NE QSUT - Infermiere me veshje mbrojtese e maska duke ecur ne oborrin e Sherbimit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine. Deri tani jane konfirmuar 223 raste me koronavirus ne Shqiperi, nder te cilet 11 kane nderruar jete dhe 44 prej tyre jane sheruar./r/n/r/nINFECTIOUS DISEASES HOSPITAL AT QSUT - Nurse wears protecting gear while walking at the Infectious Diseases Ward at Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which has been turned into quarantine. So far, 223 cases of coronavirus have been confirmed in Albania, of which 11 have died and 44 have recovered.

143 raste pozitive me COVID-19 nga 650 teste të kryera janë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë për 24 orët e fundit.

Rastet e reja janë nga: 45 raste në Tiranë, 31 në Durrës, 17 në Korçë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, nga 4 raste në Elbasan, Lezhë, Lushnje, Tropojë, nga 3 raste në Berat, Gjirokastër, 2 në Kavajë, nga 1 rast në Kukës, Mat, Malësi e Madhe, Prrenjas, Memaliaj, Klos, Gramsh, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dhe 6 viktima duke e çuar në 225 humbje jete në total. Në dy spitalet Covid kanë ndërruar jetë një 58 vjeçar nga Tepelena, një 71 vjeçar nga Durrësi dhe 4 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar, një 54 vjeçare, një 67 vjeçar dhe një 70 vjeçar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3746, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë, 14 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.

COVID-19 – Statistika (15 Gusht 2020)

Testime totale 49801
Raste pozitive 7260
Raste të shëruara 3746
Raste Aktive 3289
Humbje jete 225 (Qarku Tiranë 111, Shkodër 34, Durrës 31, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Lexo edhe :  Berisha reagon për raportin e DASH: Shqipëria është parajsë e larjes së parave

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1771
Durrës 433
Shkodër 285
Fier 140
Lezhë 125
Vlorë 118
Korçë 118
Kukës 94
Elbasan 89
Berat 50
Gjirokastër 34
Dibër 32

/En.Br./Fjala.al