Situata në Kakavijë/ Reagon Meta: Shqiptarët s’mund të trajtohen si njerëz pa shtet, qeveria të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish këtë të diel për situatën ku ndodhen emigrantët shqiptarë që prej më tepër se 4 ditësh presin në radhë në pikat kufitare me Greqinë.

Presidenti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përsërit thirrjen drejtuar qeverisë shqiptare për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të marrë të gjitha masat, për informimin me transparencë, realizimin falas dhe në vendin ku ndodhen të tamponëve për COVID-19.

Nga ana tjetër ai thekson se shqiptarët nuk mund të trajtohen si njerëz pa Atdhe dhe pa shtet, duke u lënë në kushte të rënda.

Gjithashtu ai u kërkon autoriteteve greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe lidhjeve të forta tradicionale mes dy popujve, të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e situatës, imazhet e së cilës turpërojnë të dyja vendet.

Statusi plotë i Presidentit Ilir Meta

Qytetarët shqiptarë, të cilët prej ditësh ndodhen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në kushte tejet të vështira dhe në prag të një krize humanitare, nuk mund të trajtohen si njerëz pa Atdhe dhe pa shtet.

Përsëris thirrjen e fortë drejtuar qeverisë shqiptare për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të marrë të gjitha masat, për informimin me transparencë, realizimin FALAS dhe në vendin ku ndodhen të tamponëve për COVID-19.

Kontaktet me Greqinë të jenë konstante dhe vetëm në funksion të një zgjidhjeje të menjëhershme.

Aktet e forcës janë të papranueshme!

I kërkoj autoriteteve greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe lidhjeve të forta tradicionale mes dy popujve, të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e situatës, imazhet e së cilës turpërojnë të dyja vendet.

Lexo edhe :  Një ditë para zgjedhjeve, Rama takohet me vëzhguesit e OSBE

ÇDO QYTETAR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË MERITON TË TRAJTOHET ME DINJITET! ??

Të fundit

Rama i kërkon Starmer zgjidhje për shqiptarët e regjistruar si shtetas të Kosovës

Gjatë takimit të Nëntorit 2024 kryeministri Edi Rama u tha shqiptarëve në Londër se qeveria e tij do të...

Tensioni i syrit, shkaqet, shenjat dhe kur duhet të shkoni patjetër te mjeku

Sytë janë të brishtë e të rrezikuar nga një sërë problemesh shëndetësore që shkaktojnë dhimbje e probleme me shikimin. Një prej problemeve në fjalë...

“Rama ka nja 25 vite që përfiton…” Agron Shehaj reagon për sulmet e PD dhe PS

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt përfundimit në të gjithë zërat e tij, teksa ka përfunduar për partitë dhe po vijon për...

Presidenti i Komisionit Europian: “Na besoni, ju duam në BE!”

Presidenti i Komisionit Europian, Antonio Costa, theksoi edhe njëherë vendimin e BE-së për zgjerimin e pakthyeshëm në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo...

Sherri në Kashar, zbulohet çanta me para në një makinë pranë KZAZ-së

Një incident i rëndë ndodhi këtë mesditë në qendrën e numërimit të votave në Kashar, në KZAZ nr.30, ku Sekretari i Komisionit Zonal të...

Lajme të tjera

Web TV