Tritan Shehu tregon 2 mënyrat si zgjidhet situata në Kakavijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu me anë të një postimi në rrjetet sociale ka treguar dy mënyrat se si mund të zgjidhet situata kaotike në Kakavijë.

E para është testimi i vazhduar 24 orë direkt në të 4 pikat kufitare, duke aktivizuar të gjitha kapacitetet e mundshme laboratorike apo edhe të tjera të kontraktuara nga jashtë.

E dyta është realizimi minimalisht i 2500 tamponeve PCR në ditë falas për popullsinë, përveç disa mijërave seriologjikë.

Sipas Shehut, këto janë dy mënyrat që situata kaotike të zgjidhet, pasi nuk mund t’i lutemi palës greke siç po bën kryeministri Rama.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Rama i deshtuar, as gjendja tragjike kufitare nuk zgjidhet me “arnime”!

Situata ne perkeqesim aty, qe ka si aresye keq mernaxhimin e pandemise prej tij duke na futur ne nje krize te rende shendetesore e izolim, te identifikuar si “Delja e zeze Covid” ne Europe, kerkon nje zgjidhje afat gjate e jo vetem per 24 ore!

Nje nga shkaqet kryesore te kesaj eshte numri i ulet Afrikano Qendror i testimeve dhe bllokimi me dhune si talebanet i laboratoreve per shume muaj, duke krijuar nje dem te pa llogaritshem ne nivelin shendetesor e izolimin e vendit, qe tashti duhet kohe per tu rikuperuar.

Sidoqofte se paku per te stabilitzuar disi ate gjendje ne kufirin me Greqine, Qeveria jone duhet te organizoje me urgjence e ne mareveshje me palen greke:

—Testimin e vazhduar PCR, 24 oresh direkt ne te kater pikat kufitare, duke aktivizuar te gjitha kapacitetet e mundeshme laboratorike, apo dhe te tjera te kontraktuara nga jashte, sic behet kudo ne bote.

Ky duhet te jete propozimi i pare i yni ndaj pales greke, e cila cdo dite po realizon per shqiptaret ne kufi me shume testime se sa shteti yne ben ne te gjithe vendin, pikerisht per te permiresuar gjendjen aktuale e per te filluar lehtesimin e rregjimit te kalimit te qytetareve tane ne terresi jo vetem drejt Greqise, por me tej dhe vendeve te tjera.

Lexo edhe :  Mori rreth 23 mijë vota, Gonxhe: "Nuk kam detyruar askënd"

—Gjithashtu eshte i domosdoshem edhe realizimi ne nivel vendi minimalisht te 2500 testeve te tjera PCR ditore gratis, pervec disa mijera serologjike.

Rama nuk mund te fshehe pergjegjesite e tij e as gjendja nuk permiresohet duke u sjelle si nje “ufo” i sapo arritur ne Shqiperi, as si “struci”, apo vetem duke ju lutur pales greke ne keto momente shume te veshtira per sot dhe per neser.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Krizë në Ryanair në Spanjë, kompania u kërkon stjuardesave të kthejnë rritjen e pagës

Ryanair ka kërkuar që disa stjuardesa në Spanjë të kthejnë rritjet e pagave që morën mes tetorit dhe marsit,...

“Putin vazhdon të luajë me kohën”, çfarë ka paketa e re e sanksioneve të BE?

Bashkimi Europian ka miratuar paketën e 17-të sanksioneve kundër Rusisë. Paketa e 17-të e masave ndëshkuese përfshin, ndër të tjera, një shtrëngim të mëtejshëm...

Paradoksi politik i 11 majit: Rama rinovoi 64% të partisë, Berisha fshin pluhurat…

Zgjedhjet e 11 majit na shfaqën një paradoks në politikën e vendit tonë. Partia Socialiste, pas 12 vitesh në pushtet, rinovoi 64% të partisë me...

Pas “black out-it”, bien rrjetet telefonike/ Çfarë po ndodh me Spanjën?!

Nuk ka kaluar shumë kohë që nga “black out-it” me rrymën elektrike, që e ktheu Spanjën dhe Portugalinë në një kolaps të vërtetë. Mediat...

Befasia e zgjedhjeve në qarkun Tiranë: Më uruan për ditëlindje, ca të tjerë për mandatin

Nga zgjedhjet e 11 Majit, Partia Mundësia doli me dy mandate. Mbi 49 mijë shqiptarë në rang vendi i besuan kësaj force të re...

Lajme të tjera

Web TV