Meta në Pilur: Nderime nga lufta te kënga, tituj nga Kolë Mërkuri te Kristo Çipa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ishte në Pilur nga ku duket se ka nisur turin e tij në kuadër të 100 vjetorit të luftës së Vlorës.

Kreu i shtetit ka zgjedhur të dekorojë disa prej kapedanëve të luftës e të këngës, bij të fshatit po edhe të krahinës.

Pikërisht në qendrën piktoreske të këtij fshati ballkon të bregdetit, shoqëruar nga kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro, Meta ka zgjedhur të shpërndajë dekorime e tituj nderi për disa nga burrat e shquar të asaj kohe, nga Piluri, Bregu i Detit e Labërisa dhe konkretisht: Kolë Mërkuri, Nase Beni, Spiro Jorgo Koleka, Avdul Kuçi, Arif Mëhillaj e Ismail Haki Kuçi.

Por, këtu, këta kapedanë të njëzetës u bënë bashkë me disa prej “kapedanëve” të polifonisë e këngës piluriote ku u vlerësua me titullin “Mjeshtër i Madh”, një prej zërave më brilante të polifonisë shqiptare, e shquara e këngës piluriote, Ermioni Mërkuri.

Ndërkohë, është nderuar lart edhe puna e  palodhur prej vitesh e drejtuesit të Ansamblit ” Bejkë e bardhë”, krijuesit dhe poetit piluriot, Kristo Çipa, një tjetër pinjoll i dinastisë së njohur Çipa i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për kulturën shqiptare.

Me modestinë e saj të jashtëzakonshme, në fjalën e saj Ermioni pranoi ta ndajë këtë vlerësim të lartë presidencial me familjen e saj dhe sidomos motrën më të madhe, Katinën, marrësje e këngës monumentale titulluar ” 28 mijë yje”, si dhe atë që seliti grupin dhe këngët e Pilurit, “Nderin e Kombit”, Lefter Çipa. Me titullin” Mjeshtr i Madh” u dekorua edhe drejtuesi i Ansamblit ” Bejkë e bardhë”, krijuesi dhe poeti tjetër piluriot, Kristo Çipa, edhe ky pinjoll i dinastisë së njohur Çipa.

U vlerësua gjithashtu me medaljen “Naim Frashëri”, kthyesi i grupit aktual “Bejkë e Bardhë”, Theodhori Bala, pasardhës i emrit të madh të këngës piluriote, të pa harruarit Qirjako Balla. Mbrëmë sheshi historik i Pilurit nën kurorën e rrapit shekullor të kuvendeve e traditës, jetoi çaste me të vërtet festive e hareje, të mpleksura me histori e këngë polifonie.

Në fjalën e mbajtur gjatë kësaj ceremonie solemne, Presidenti Meta u shpreh:

“I nderuar kryetar i Bashkisë së Himarës z. Goro, të nderuar përfaqësues të pushtetit vendor, banorë të bregdetit, të dashur piljurotë mirë se ju gjeta!

Jam i lumtur që jam mes jush në Pilur, në këtë kështjellë të jashtëzakonshme të patriotizmit, të polifonisë dhe bukurisë shqiptare!

E prita me shumë kënaqësi ftesën nga shoqata kulturore “Bejkë e bardhë” për të filluar nga Piluri të gjitha ceremonitë e nderimit të kapedanëve të Luftës së Vlorës, por edhe njëkohëshit të “kapedanëve” të këngës polifonike.

Nuk ka më bukur që nga ky shesh historik e kulturor, të nderosh ata që para 100 vjetësh shkruan me trimërinë dhe burrërinë e tyre historinë më të lavdishme të kombit tonë. Ndërkohë, jam i bindur se kjo festë do të kishte të njëjtin shkëlqim dhe do të përcillte po ato mesazhe atdhetarie e nderimi nga çdo fshat i bregut të detit.

Në kronikën e lashtë të popullit shqiptar nuk ka etapë që himarjotët të mos kenë heronjtë, dëshmorët dhe kapedanët e tyre! Geni i shquar i bijve të Himarës i bën nder identitetit të shqiptarit.

Lexo edhe :  470 VJET MESHAR DHE NJË LUTJE PRESIDENTIT…

Në panteonin e figurave të kombit ne krenohemi me personalitetet e mëdhenj të kulturës dhe letrave si Petro Marko, Andrea Varfi, Dhimitër Anagnosti, Lefter Çipa, Robert Ndrenika, Spiro Duni e shumë të tjerë në të gjitha fushat e jetës.

Sot kemi ardhur të përulemi me nderim para kujtimit të kapedanëve dhe atdhetarëve himarjotë të Luftës së Vlorës, si Spiro Jorgo Koleka, Kolë Mërkuri, Nase Beni, Ismail Kuçi, Minella Koleka, Avdul Kuçi e Arif Mëhillaj.

Himarjotët si kurdoherë edhe në vitin 1920 shkruan një faqe të lavdishme! Çetat e Thanas Benit dhe Kolë Mërkurit luftuan me trimëri të pashoqe përgjatë gjithë bregdetit. Ishte një luftë kundër një hordhie pushtuese shumë herë më të madhe.

Komandanti poet Nase Beni do t’ju drejtohej pushtuesve jo vetëm me pushkë por edhe me vargjet e famshme:

Evropa shkruajn’ e thonë
Bëhet dyfek në Vlorë
Shqiptarët po luftojnë
Me një mbret dyzet milionë

Të dashur miq,

Tashmë jemi në prag të kulmit të festimeve me krenari të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës. Ne kujtojmë përherë me shumë mirënjohje aktin heroik, dinjitetin, shpirtin e pamposhtur, sakrificat dhe vetëmohimin e luftëtarëve tanë.Vlerësimi ynë për këtë epope madhështore rritet përditë duke sjell ndërmend rëndësinë e madhe për fatet e Atdheut që pati kjo Luftë.

Pa triumfin e shqiptarëve në Luftën e Vlorës tërësia territoriale dhe shteti shqiptar rrezikoheshin të shkatërroheshin përpara furisë dhe orekseve gllabëruese të fqinjëve tanë!
Mos harrojmë se pema e lirisë lulëzon veç me gjakun, mundin dhe sakrificat e dëshmorëve dhe bijve më të mirë të një Kombi.

Nderimin tonë për këtë luftë po e nis pikërisht këtu në Pilur të Himarës, për të vazhduar në Kala të Tepelenës nga ku u nisën çetat e Jugut, më pas në Drashovicën e betejës finale, për të ndalur në Vlorën tonë heroike.

Janë pikërisht këto troje të mbushura me beteja për të cilat janë shkruar vargjet emocionale aq kumptiplotë dhe të vërteta :

Nga kjo baltë e kësaj toke
Merr një grusht e shtrydhe fort
Pika gjaku do kullojë
Luftën e madhe tregon

Lufta e Vlorës e filluar me Memorandumin e patriotëve vlonjatë, e organizuar nga komiteti “Mbrojtja Kombëtare” dhe e drejtuar nga komisioni i Beunit ja doli të mposhtë pushtuesit dhe me një organizim perfekt, solli çlirimin e Vlorës dhe njëkohësisht e bëri realitet ëndrrën e Ismail Qemalit duke bërë përfundimisht funksional shtetin shqiptar.

Ishin betejat e përleshjet titanike me armikun të atdhetarëve të Vlorës, Tepelenës, Himarës, Gjirokastrës, Beratit, Mallakastrës dhe gjithë trevave të kombit tonë, por dhe diasporën, përfshirë atë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, i dhanë fund njëherë e përgjithmonë copëtimit të trojeve shqiptare.

Lavdi heronjve të Luftës së Vlorës, lavdi kapedanëve dhe popullit të Himarës”, – u shpreh Presidenti Meta.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Këngëtarja shqiptare me maskë tregon gjendjen në Los Angeles/Po jetojmë brenda një oxhaku

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram gjendjen alarmante në Los...

Kultivimi i kanabisit mjekësor/ Qeveria miraton rregullat dhe kriteret e licensimit

Qeveria ka miratuar kriteret për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për arsye mjekësore. Sipas vendimit të këshillit të ministrave, bima narkotike mund të mbillet...

Meriton Mjekiqi konfirmon për herë të parë, ndarjen me Ilnisa Agollin

Meriton Mjekiqi i njohur për eksperiencën e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ka komentuar së fundmi ndarjen e tij nga Ilnisa...

Situata nga zjarret/Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Duhet të japë dorëheqjen

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka sulmuar sërish guvernatorin demokrat të Kalifornisë Gavin Newsom në lidhje me zjarret ende të pakontrollueshme që kanë...

Donald Trump: Putin dëshiron të takohet, po përgatisim detajet

Donald Trump ka njoftuar se po organizohet një takim mes tij dhe presidentit rus Vladimir Putin. Por, presidenti i zgjedhur i SHBA-së nuk dha...

Lajme të tjera

Web TV