Tentuan të kalonin drogë në formë çokollate mes kaosit në Kakavijë, prangosen dy persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës në kuadër të operacionit “Fluksi”.

Pas hekurave kanë përfunduar shtetasit K.M., 22 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër dhe Dh.K., 48 vjeç, banues në Kotë, Vlorë.

“Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi gjatë pasdites së djeshme, shtetasi K.M. është kapur në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij drejt kufirit Grek, dy çanta brenda të cilave kishte 21 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva si dhe lëndë narkotike e presuar në trajtën e çokollatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet e kryera hetimore rezultoi se lëndën narkotike do ta transportonte për në shtetin Grek shtetasi Dh. K.” thuhet në njoftimin e policisë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se është shpallur në kërkim dhe shtetasi J. K., si organizator i kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K.M. janë konstatuar të kultivuara disa bimë narkotike.

Shtetasit e mësipërm akuzohen për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, gjithashtu për shtetasin K.M. u referuan materialet dhe për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Po vjen marrëveshja historike Britani-Gjermani, zbulohen detajet

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer pritet të nënshkruajë sot një marrëveshje dypalëshe me kancelarin gjerman Friedrich Merz, e cila...

Gazetari rrezikon 5 vite burg sepse tha “populli nuk e do Erdoganin”

rokurorët turq kanë ngritur aktakuzë ndaj gazetarit të pavarur Fatih Altayli, duke kërkuar dënim me burg prej të paktën pesë vitesh, pasi deklaratat e...

Djali i Grida Dumës prek me dedikimin për të atin: Babi dhe gjyshja…

Darien Shqina, djali i Grida Dumës ka bërë një postim në përkujtim të 40-ditëshit të ndarjes nga jeta të babait të tij, diplomatit Ilir...

Lapaj i shkruan KQZ-së: Kur dikush jep dorëheqjen, s’ka kthim pas

Adriatik Lapaj ka dërguar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve një shkresë ku kërkon nga Ilirjan Celibashi respektimin e dorëheqjeve të kandidatëve në listën e...

Me çekiç në dorë, i riu nga Mamurrasi tenton të grabisë marketin

Një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të vidhte një market të vogël në qytetin e Mamurras. Uniformat blu raportojnë se shtetasi me iniciale...

Lajme të tjera

Web TV