“Të tjerat janë fjalë…”, Majko zbulon ndërhyrjen e kryepeshkopit Janullatos për situatën në Kakavijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa dita e sotme paraqitet e qetë në kufirin e Kakavijës ku radhë të gjata kilometrike ishin krijuar prej disa ditësh, vjen edhe një reagim nga ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Majko ka zbuluar ndërhyrjen e kryepeshkopit Anastas për krizën e krijuar në Kakavijë me radhët e gjata të emigrantëve shqiptarë që kërkonin të ktheheshin në vendet e tyre të punës në Greqi.

Ndër të tjera, Majko falënderon strukturat shtetërore të angazhuara dhe në mënyrë të veçantë angazhimin e kryepeshkopit Janullatos që kriza të përmbyllej sa më shpejt, ndërkohë që ka dhe një përgjigje për kritikët.

Postimi i plotë i Majkos:

Falënderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare veçanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhuara në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhaçka dhe Sandër Lleshi.

Ndaj si më të veçantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ia kërkova kryepeshkopit Anastas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt. Të tjerat, janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë veç çfarë nuk duan./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV