“Horrat…”, Dhërmiu i bukur dhe fyerjet ordinere mbi muret e Kishën së Shën Marisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhërmiu ndodhet 42 km në jug të Vlorës dhe thuajse në të njëjtën largësi në veri të Sarandës. Fshati ngrihet në faqe të malit rreth 200 m lartësi. Pranë Dhërmiut ndodhet Shpella e Piratëve.

Fshati turistik njihet për kishat e bukura mesjetare: Manastiri i Shën Marisë, Kisha e Shën Todhrit, Kisha e Shën Mitrit me pikturat murale të shekujve të 12-ë dhe 14-ë dhe natyrisht për jetën e natës, restorantet, pabet, diskotekat.

Kuzhina karakteristike, gatimet e peshkut, hotelet e shumta, plazhet e bukura me gurishte dhe bukuritë e natyrës malore e bëjnë Dhërmiun një destinacion të veçantë për të gjitha moshat.

Por sipas rrëfimit të gazetares Valbona Sulçe duket se është zhgënjyer nga panorama që i është shfaqur para syve.

Përmes një postimi në Facebook ajo tregon se kureshtja e ka shtyrë të ngjitet deri lart në Kishën e Bardhë të Shën Mërisë për ta vizituar, por është befasuar kur mbi muret dhe dyert e saj është ndeshur me fyerje ordinere siç i ka cilësuar vetë ajo duke i lënë të kuptohej se ato ishin mesazhe që ata nuk ishin dakord me atë çfarë po bëhej edhe bregdetin.

Postimi i plotë

I bukur Dhërmiu i ri, po nuk pashë gjurmë gëzimi përreth. Në vend të kësaj, në ajër rrinte pezull një parehati që nuk e kuptova derisa arrita te Kisha e Shën Mërisë në majë të fshatit. Ndoshta ngaqë banorët ishin të rrallë, përveç dy plakave me të zeza që ngjiteshin me mundim e me bastun kalldrëmeve.

Flisnin greqisht, po kur i përshëndeta në shqip, ma kthyen në shqip. Punëtorët që ishin të shpërndarë sa nëpër shtëpi, sa nëpër sheshe, kanë një theks të lehtë verior. Në kohë të tjera, vendi do ish mbushur me turistë. Kisha shumë kureshtje për atë kishën e bardhë që shfaqej krenare majë malit sa herë kaloja poshtë, ndaj u befasova kur e gjeta te vandalizuar me shënime me fjalë të ndyra.

Lexo edhe :  Çmimet e apartamenteve/ Gjokutaj: Të hartohet një strategji për banesat

Që nuk ishin thjesht shfrime inati ordiner, por po t’i hiqje sharjet, zbuloje origjinën e mungesës së gëzimit për ndryshimet që po pësonte fshati me i reklamuar i Jugut. Qartësisht, nuk kishte dakordësi për atë që po bëhej, sepse po përjetohej si përvetësim, zhvatje.

Duke hequr fjalët e ndyra, shënimi u drejtohej ne vete te dyte personave pa emer e shprehej me këto fjalë: ‘Shkatërruat vijën e bregdetit, shkulët ullinjtë, vodhët ujin dhe tokën. Gorilla ish skllavi.

Këtu me ujin dhe pak vaj kanë jetuar mijëra vjet. Kush do ju vijë të shohë beton mbi beton, ……..thjesht të merr vendin.” Në gurin poshtë këmbanares, shahet Bashkia. Dera e kishës është e mbyllur, që të eksplorojë ato grafikat që thuhej te tabela që ishin në gjendje të mirë.

Përveç një udhëtari që po pushon poshtë shkallares së gurtë, nuk ka frymë të gjallë përreth. Nga dera e mbyllur duken varrezat brenda oborrit të kishës. Marr rrugën e kthimit me një ndjesi të përzier, bukur, po pse aq shumë mllef në ajër?/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në...

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha. Në emisionin...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

“Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Ramën”

KRESHNIK SPAHIU - 12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar...

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin "Real Story" sistemin zgjedhor. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV