FOTO/ Dekorohet Mejdani, sa shumë presidentë në ceremoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Shtetit Ilir Meta i ka akorduar pasditen e djeshme “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, ish Presidentit Rexhep Mejdani. Meta e vlerësoi Meidanin për përgjegjësinë e lartë shtetërore të treguar si President, për kontributin e çmuar për reformën e rëndësishme të Kushtetutës, për mbajtjen e referendumit të Kushtetutës në vitin 1998, për ngritjen dhe forcimin e institucioneve të pavarura, si dhe për mbështetjen për çështjen e Kosovës.

Në ceremoninë e vlerësimit ishin të pranishëm një sërë figurash të njohura politike, por ajo që binte në sy ishte prania e madhe e presidentëve apo ish-presidentëve, duke filluar nga Ilir Meta, Sali Berisha, Bamir Topi, Bujar Nishani, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe vetë Rexhep Mejdani. Nga ish-presidentët u vu re mungesa e Alfred Moisiut, për arsye të cilat ende nuk dihen.

Në ceremoninë e vlerësimit ishin të pranishëm gjithashtu dhe kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, ish-kryeministri dhe Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, deputetë, politikanë, diplomatë, akademikë, shkencëtarë, gazetarë dhe personalitete të shquara nga shumë fusha nga Shqipëria dhe Kosova. Ndërsa, mungoi kryeministri i vendit Edi Rama për arsye pune.

Ceremonia u zhvillua në ambient të hapur dhe duke zbatuar masat anti-COVID-19.

Më poshtë po ju sjellim disa nga fotot më interesante nga ceremonia e vlerësimit të ish-Presidentit Rexhep Mejdani./En.Br./Fjala.al

Të fundit

KQZ në vëzhgim, koordinator për të raportuar krimet zgjedhore

Pas rasteve të denoncuara për shit-blerje të votave dhe 25 ditë para se të shkojmë në zgjedhjet e përgjithshme,...

Lokale dhe qëndrore, Rama kërkon fitoren e 10-të me 11 maj

Që nga viti 2000, kreu aktual i qeverisë Edi Rama, është përballur me 11 sfida, përsonale si kryebashkiak, por edhe si drejtues i PS-së...

Gjiknuri me banorë të zonës së “Çoles”: Në Vlorë PS ka mundësi për 9 mandate

Kandidati Damian Gjiknuri, në vijimësi të takimeve që po zhvillon, u ndal pasditen e të martës në një takim me banorë të Rajonit 4. Në...

Bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule, Marisa Nito paraqitet në SPAK

Marisa Nito, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule, i cili po hetohet në të njëjtën dosje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj është...

FIFA ‘kyçi’ një pjesë të stadiumit para Serbisë, TKZ sulmon FSHF-në: Të paaftë!

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar pas lajmit se Disiplina e FIFA-s ka "kyçur" 20 përqind të stadiumit për ndeshjen e radhës të Kombëtares, që përkon...

Lajme të tjera

Web TV