Reforma zgjedhore/ Pse Basha gëlltiti çdo pështymë që lëshoi ndaj Ramës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha ka bërë sërish atë që di të bëjë më mirë, të ‘tradhtojë’ dhe zhgënjejë mbështetësit e tij politikë.

Megjithëse ishte përbetuar se nuk do të ulej të dialogonte për asnjë çështje për sa kohë ishte kryeministër Edi Rama, Lulzim Basha nuk hezitoi të hedhë poshtë gjithçka kishte premtuar më parë.

Kreu i demokratëve e kishte bërë të qartë prej kohësh që nuk do të ulej në tryezë për reformën zgjedhore me një ‘hajdut zgjedhjesh’ si Damian Gjiknuri.

Por, dje tregoi se është thjesht një politikan hibrid, pa asnjë shtyllë kurrizore. Këtë e tregojnë mjaft mirë të gjitha deklaratat e tij publike të bërë në adresë të kryeministrit Rama, pas kërkesave të këtij të fundit për dialog.

Po çfarë e ka shtyrë Bashën të dërgojë njerëzit e tij për t’u ulur me ‘tërmetin’ e zgjedhjeve Damian Gjiknuri për të diskutuar reformën zgjedhore?

Këtë mund ta thotë vetëm Basha. Por, nga ana tjetër, kronologjia e ngjarjeve na jep një tjetër panoramë.

Lëvizja e Lulzim Bashës erdhi një ditë pasi gjykata e Tiranës pushoi çështjen e tij për lidhjet me rusët për lobimin në favor të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu, presioni në rritje i faktorit ndërkombëtar ndaj forcave politike dhe kryesisht opozitës e bëri Bashën të gëlltitë çdo pështymë që kishte lëshuar në drejtim të qeverisë së kryeministrit Rama.

Këtu mund të shtojmë edhe faktin që si kryeministrit Rama ashtu edhe liderit të opozitës, Lulzim Basha sistemi aktual zgjedhor është ai që u intereson më shumë se sa sistemi i listave të hapura.

Reforma zgjedhore në mënyrën se si pritet të hartohet të lë kuptosh se do të jetë thjesht një produkt si ai i 2008 mes Ramës dhe Berishës./Fjala.al/

Të fundit

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje të dhunshme brenda vetë kampit...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Lajme të tjera

Web TV