Liga e Kampioneve njeh sonte finalisten e parë, luhet dueli Lajpcig-Paris SG

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajpcigu sfidon Paris SG-në për një vend në finalen e madhe të 23 gushtit 2020. Liga e Kampioneve luan sonte aktin e parë të gjysmëfinaleve dhe në pamje të parë, duket si një përballje midis Davidit dhe Golias, pasi rishtarët e Lajpcigut sfidojnë gjiganten franceze, Paris SG-në, për një vend në finalen e madhe të veprimtarisë më prestigjioze të klubeve të kontinentit.

Sidoqoftë, të dyja skuadrat synojnë ta arrijnë, për herë të parë, finalen e kësaj veprimtarie dhe, nëse do t’ia dalë, Lajpcigu do të jetë skuadra e 7-të gjermane që arrin në këtë finale madhore, një shifër kjo që vjen e dyta vetëm pas skuadrave angleze. Ndërsa në anën tjetër, një fitore për Paris SG-në do të nënkuptonte se ajo bëhet skuadra e parë franceze, që nga ajo ajo e Monakos në 2003/2004-ën, që shkon deri në finale.

Për të arritur deri në gjysmëfinale, Lajpcigu ka eliminuar skuadra të mëdha të futbollit kontinental, të tilla si Benfika në fazën e grupeve, apo Totenhemi dhe Atletiko e Madridit në turin e 16-shes dhe në çerekfinale.

Dy të fundit i eliminoi edhe pse nuk pati shërbimet e Timo Vernerit, i cili kaloi tek Çellsi në merkaton e verës. Ndërkohë, Paris SG-ja u kualifikua në një grup që përmbante Realin e Madridit, Gallatasarajin dhe Klub Bryzhin.

Dhe, më tej, kampionia e Francës kapërceu sfidat e vështira në trajtën e Borusias së Dortmundit and Atalantës, për t’u rikthyer në finale të Ligës së Kampioneve, për herë të parë që nga sezoni 1994-1995.

Kilian Mbape ishte vendimtar edhe pse luajti për vetëm 30 minuta në fiton e vështirë ndaj Atalantës dhe duhet të rikthehet në formacionin e trajnerit Tomas Tuhel, i cili ka gjithashtu një përballje interesante me ish-nxënësin e tij, Nagelsman.

Lexo edhe :  ‘MailOnline’: Pensionistët britanikë zgjedhin Shqipërinë si destinacionin për të jetuar

Ky i fundit, aktualisht trajneri i Lajpcigut, ishte ndihmësi i trajnerit të parizienëve, kur Tuheli drejtonte Augsburgun në Bundesligën gjermane.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV