Qeveria e re, sot pritet publikimi i emrave të ministrave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

LSDM-ja dhe BDI-ja arritën marrëveshje koalicioni për Qeverinë e re që do të udhëhiqet nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, me mandat 4 vjeçar.

Zaev paralajmëroi se do të shfuqizohet Qeveria e Përzhinos dhe se në vend të saj në 100 ditët e fundit Qeverinë do ta udhëheq një kryeministër tjetër i propozuar nga BDI-ja.

Nuk shpalosën detaje rreth ndarjes së resoreve, duke thënë se emrat e ministrave të rinj do të mësohen pasi të konfirmohen në organet partiake, nga dita e sotme. Konfirmuan vetëm se kryetari i deritanishëm i Kuvendit, Talat Xhaferi, sipas marrëveshjes, do të mbetet në krye të ligjvënësit edhe 4 vitet e ardhshme.

Mandatari Zaev tha se nuk do të ketë ministra pa resorë, me përjashtim të zv. kryeministrave, paralajmëroi zvogëlim të privilegjeve të funksionarëve, zvogëlim për 20% të numrit të administratorëve, sistemim të administratorëve që marrin paga por qëndrojnë në shtëpi, luftë kundër korrupsionit, veting për politikanët dhe pastrim në gjyqësor.

Tha se prioritet i Qeverisë së ardhshme do të jetë lufta ndaj Koronavirusit dhe zhvillimi ekonomik i vendit.

Pjesë e Qeverisë së re do të jetë edhe PDSH-ja, lideri i së cilës, Menduh Thaçi është i vetmi deputet nga radhët e partisë në këtë përbërje parlamentare./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Manja prezanton rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit!Dumani: S’keni të dhëna!

Ministri i Drejtësisë prezantoi në Prokurorinë e Përgjithshme rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit. Në qendër të...

Vitaminat që gratë duhet të marrin çdo ditë

Gratë dhe vajzat duhet të tregojnë kujdes për ushqyesit e nevojshëm në çdo fazë të jetës së tyre. Nevojat për vitamina dhe minerale varen pikërisht...

Sarandë/ Dyshohet se i shiti drogë 15-vjeçares, nis hetimi për të riun!

Një 22-vjeçar i cili dyshohet se i shiti një sasi lëndë narkotike kokainë një vajze 15-vjeçare do të hetohet në gjendje të lirë. Ngjarja mësohet...

Plani për të vrarë Inez Hajrullën e Ervis Matodashajn, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi 11 vite burg për Leonard Luzin, i cili do të vriste Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn. Lihen...

E pyesin për LaCivita-n, kryedemokrati: Edhe Sali Berisha ka privatësinë e tij…

“Arkitekt” i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike këtë vit. Po tani që ky proces u mbyll, çfarë ka ndodhur me Chris LaCivita? Kryedemokrati Sali Berisha...

Lajme të tjera

Web TV