Tirana, sot përballë Dinamos së Tbilisit, Egbo: Muçi, sulmuesi ynë i deklaruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana ka mbërritur të martën në mesditë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, atje ku ka zhvilluar në mbrëmje edhe stërvitjen e parë dhe të fundit në prag të ndeshjes që do të luajë sot ndaj kampiones vendase, Dinamos.

Siç dihet, për shkak të epidemisë së virusit korona, organizmi që qeveris futbollin kontinental, UEFA, ka vendosur që ndeshjet e këtyre tureve të zhvillohen me një takim të vetëm dhe shorti vendosi që bardheblutë ta luajnë në fushë të huaj këtë sfidë.

Por kjo nuk e tremb trajnerin e Tiranës, Emanuel Egbo. “I kemi shanset te barabarta, por unë kam besim se mund t’ia dalim edhe pse ata luajnë në shtëpi, – ka thënë nigeriani i stolit bardheblu, duke folur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Tbilisit vendas.

‘Shpresojmë që të japim maksimumin dhe të marrim rezultatet që dëshirojmë. Personalisht nuk dua ta cilësoj si ndeshjen time më të rëndësishme. Kam besim te lojtarët.”
“Do të bëjmë më të mirën për të kaluar në turin tjetër, – ka vijuar ai. – Është një ndeshje për Ligën e Kampioneve dhe kemi ardhur për të dhënë maksiminun tonë. Do të futemi në fushë për të fituar. Shpresojmë që sa më shpejt të rikthehen tifozët në stadium, pasi janë një forcë për ne.”

Sikundër ishte parashikuar, Egbo do të bëjë disa ndryshime, aty ku spikat sektori i avancuar. “Sulmi? Ernest Muçi mund të zvëvendësojë Majkëll Ngo’onë”, – sqaroi Egbo./Fjala.al

Të fundit

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Bashkia e Shkodrës njoftim zyrtar: Konfirmohet rasti i parë i murtajës

Bashkia e Shkodrës ka dalë mbrëmjen e kësaj të mërkure me një njoftim zyrtar në lidhje me karantinimin e disa bagëtive në territorin e...

“Shtëpi bari” në Spanjë! Arrestohet bashkëshortët shqiptarë

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spanjë, nën akuzë për ngritjen e një shtëpie bari. Mediat spanjolle njoftojnë se brenda “fermës”...

Lajme të tjera

Web TV