Një numër i madh qytetarësh kosovarë janë nisur drejt bregdetit tonë në ditët e fundit të gushtit.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në pikën kufitare të Morinës, gjatë pesë ditëve të fundit kanë kaluar rreth 70 mijë shtetas kosovarë.
Pavarësisht rrezikut që u kanoset prej Covid, asgjë s’i ka ndalur qytetarët nga Kosova që të vijnë në vendin tonë, për të bërë pushimet verore, siç ka ndodhur edhe vitet e tjera.
Këtë të mërkurë ka pasur rreth 10 mijë pushues kosovarë që kanë hyrë në vendin tonë. Ka.Li/fjala.al