Duke filluar nga kjo datë, 10 ditë karantinë e detyruar për shqiptarët që udhëtojnë drejt Zvicrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë drejt Zvicrës, duke filluar që nga data 20 shtator 2020 do të kryejnë 10 ditë karantinim të detyruar.

Tirana Airport Partners bëri me dije se njoftimi u është përcjellë kompanive ajrore që operojnë në Zvicër, nga qeveria e vendit. Karantinimi nuk përjashtohet as për qytetarët që kanë bërë testin dhe kanë rezultuar negative.

Gjithashtu në njoftim thuhet se nëse rregulli thyhet do të merren sanksione ligjore. Hyrja në Zvicër, ende nuk u lejohet shtetasve shqiptarë, me përjashtim rasteve të veçanta.

“Shtetasit që kanë të drejtë të udhëtojnë nga Shqipëria në Zvicër, qofshin këta pjesëtarë të diasporës me leje qëndrimi në Zvicër apo dhe në vende të tjera të hapësirës Shengen, si dhe shtetas zviceranë e të huaj, të cilët mund të kenë ardhur në Shqipëri për arsye turizmi apo pune, në momentin që duan të udhëtojnë drejt shtetit zviceran janë të detyruar të hyjnë na karantinë për 10 ditë”, njofton TIA./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Zjarret në Gramsh, policia: Flakët i ndezi 80-vjeçari që vdiq në kopshtin e banesës

Policia e Elbasanit ka njoftuar zyrtarisht se zjarri i përmasave të mëdha në fshatrat e Gramshit është shkaktuar nga...

Osmanët masakrojnë 800 të krishterë që nuk pranuan të konvertoheshin në Islam

1480 – Beteja e Otrantos Më 28 korrik 1480, një flotë osmane prej rreth 90 anijesh, me mbi 18 mijë ushtarë, e udhëhequr nga komandanti...

Mbi 20 të vrarë në Gaza. Avionët dhe tanket izraelite, breshëri sulmesh në enklavë

Avionët dhe tanket izraelite vijuan bombardimet në zonat lindore të qytetit të Gazës përgjatë natës, duke vrarë të paktën 11 vetë. Në jug të enklavës,...

Kur merr fund i nxehti afrikan në Shqipëri?

Pas disa ditësh të mbizotërimit të temperaturave përvëluese, vendi ynë pritet të përjetojë një rënie graduale të valës së të nxehtit duke nisur nga...

Flakët kanë bllokuar fshatrat e Gramshit, Ministria thirrje urgjente banorëve: Largohuni

Ministria e Mbrojtjes ju bën thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të Gramshit që të evakuohen menjëherë nga banesat e tyre për...

Lajme të tjera

Web TV