Studim/ Hidhet poshtë miti, femrat nuk pendohen pasi kryejnë abort

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studim/ Hidhet poshtë miti që e cilëson abortin si

Një studim i ri ka thënë se pothuajse të gjitha gratë (95 përqind) që përjetojnë një abort nuk pendohen për vendimin që kanë marre.

Autorët e studimit i cili u publikua në revistën “Shkenca Sociale dhe Mjekësi’, thanë se kërkimet e tyre kanë për qëllim të përgënjeshtrojnë mitin se femrat pësojnë “dëm emocional”, si rezultat i një aborti.

Profesori Corrine Rocca, autori kryesor, nga Universiteti i Kalifornisë tha: “Nuk ka prova që vërtetojnë se ky mit është i vërtetë, por është përdorur si një arsye për të justifikuar kufizimin e kryerjes së abortit.

Studimi u krye duke përfshirë rreth 1000 gra që kishin kërkuar aborte në 21 shtete rreth SHBA – nga të cilat 667 prej tyre e kishin kryer këtë procedurë.

Gjatë studimit u gjurmuan emocionet e tyre rreth vendimit, një javë më pas dhe për pesë vjet rresht pas kryerjes së procedurës së abortit në intervale gjashtë-mujorëshe.

Ata i pyetën pjesëmarrëset nëse kishin ndonjë emocion trishtimi, faji, lehtësimi, keqardhjeje, zemërimi apo lumturie.

Ata zbuluan se gratë përjetonin si emocione pozitive ashtu dhe negative gjatë dy viteve të para.

Autorët thonë se në hulumtimet e ardhshme do të përqendrohen në përqindjen e vogël të grave që përjetojnë emocione negative ose pendim, dhe faktorët specifik që ndikojnë në këtë situatë.

Studimi tha se më pak se tre në dhjetë njerëz (28 përqind) donin të ndalonin abortet, krahasuar me 35 përqind që ishin në vitin 2015.

Aktualisht abortet mund të kryhen brenda 23 javëve të para të shtatzënisë.

Por, abortet e mëvonshme lejohen në raste të caktuara. Kjo përfshin rastet kur jeta e nënës është në rrezik ose fëmija do të lindte me paaftësi të rëndë./Fjala.al/Burimi: The Indipendent

Të fundit

Droni super i fshehtë kinez, ja si funksionon roboti sa një mushkonjë

Krijimi më i fundit nga Universiteti Kombëtar i Teknologjisë së Mbrojtjes i Kinës (NUDT) ka bërë bujë për ditë...

Çmimi i “arit të zi” pas konfliktit Izrael-Iran, eksperti: Pritet rritje

Eksperti i tregjeve, Ergis Sefa, parashikon rritje të mundshme të çmimit të naftës për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe interesave të fuqive të mëdha. Në...

Revolucioni i klonimit, epoka e inxhinierisë gjenetike që nxiti debatin global

5 korrik 1996 - Lindja e deles Dolly Nga Leonard Veizi Më 5 korrik 1996, në një fermë pranë Edinburghut, në Skoci, lindi një qengj...

Air BnB në Shqipëri, konkurrenca në turizëm po ul çmimet

Po listohen më shumë apartamente, por mesatarisht po fitohet më pak. Sipas të dhënave nga Airbnb, në fillim të këtij viti ishin listuar rreth...

“Nuk u ndalën në babëzi”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve

Përmes një komunikimi nga qelia, Meta shprehet se miliona euro para të dhuruara për fermerët nga Bashkimi Europian, përfunduan në xhepat e “investitorëve strategjikë”...

Lajme të tjera

Web TV