Të dhënat/ 1.5 milionë shqiptarë jetojnë në varfëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 1.5 milionë shqiptarë jetojnë në varfëri. I vetmi burim të ardhurash për të mbijetuar janë paratë që dërgojnë të afërmit nga emigracioni.  Kushtet e vështira ekonomi janë reflektuar edhe në të dhënat e INSTAT, sipas të cilave mësohet në muajin dhjetor, në kulmin e festave, inflacioni ishte 1.1 %, çka tregon se konsumi është në nivele shumë të ulta. Të dhënat janë bërë të ditura nga ish- deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në muajin dhjetor, në pikun e festave inflacioni ishte 1.1 %, çka dëshmon se shqiptarët nuk kanë konsumuar.

Reagimi i plotë i Tabakut:

Shqiptarët janë përditë edhe më të varfër në bazë edhe të statistikave të prodhuara nga vetë qeveria. INSTAT raporton se konsumi për muajin dhjetor 2019, pra në pikun e festave, është 1.1%. Praktikisht 50 për qind më pak se vitin e kaluar që do te thotë se shqiptarët nuk kanë konsumuar.

Aq pak të ardhura grumbullojnë shqiptarët sa që edhe në një muaj ku tradicionalisht shpenzojnë, kanë nxjerrë nga xhepi më pak se muaji tetor dhe nëntor. Mesatarisht konsumi për vitin 2019 është 1.4% një vlerë e barabartë me vitin 2000.

Shqiptarët nuk konsumojnë se nuk kanë. Sot shqiptarët janë duke jetuar me pensione dhe Banka e Shqipërisë raporton se 30% e familjeve shqiptare jetojnë me pensione. Ndërsa familjet që kanë të ardhura të tjera nga puna, qiratë apo remitancat vijnë gjithnjë e në rënie.

Janë 1.5 mln shqiptarë që jetojnë në varfëri dhe shpenzojnë remitancat e emigrantëve apo dhe pensionet e prindërve të tyre. Një shifër e tillë që tregon gjysmën e popullsisë në kushtet e mjerimit është dëshmi e realiteti ekonomik dhe shoqëror në vend. Kjo shifër përforcohet kur sipas instat shqiptarët në shumicë dërrmuese punojnë 2 muaj në vit (vetëm 0 deri në 20 përqind në vit).

Lexo edhe :  2 mijë subjekteve iu rriten detyrimet, taksat vendore sqarojnë përllogaritjen dhe gjobat

Shqipëria po varfërohet dhe zbrazet përditë e më shumë. Qeveria ka rreshtur së menduari për qytetarët e zakonshëm, jeton në një realitet tjetër. As Rama dhe as oligarkët pas tij nuk kanë asnjë alternativë për 1.5 mln shqiptarët e varfër, ato nuk kanë asnjë ofertë për rritjen e konsumit dhe as largimin e shqiptarëve.

Vendi me pagat më të ulëta në rajon, me standardin e jetesës më të ulët në rajon dhe me varfërinë më të lartë ka nevojë për stimuj fiskalë. Oferta e taksës së sheshtë 9%, incentivat në sektorët prioritarë dhe rritja e konsumit përmes rritjes së pagave dhe pensioneve janë domosdoshmëri.

Shqipëria ka nevojë për një ndryshim rrënjësor se si qeveria trajton qytetarët dhe ekonominë. Diçka që kjo mazhorancë dhe ky kryeministër nuk kanë dashur ta bëjnë që ditën e parë që erdhën në pushtet.

Të fundit

Fiton ose jo PD-ja!/ Berisha zbulon se kur do të tërhiqet përfundimisht nga politika

Në një dalje televizive kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur nëse ekziston mundësia që ai të tërhiqet dhe...

“Si e premtoni BE-në kur s’e keni në dorë?!”/ Rama: Janë të gjithë në një linjë

Në studion e Top Story, Edi Rama u vu përballë pyetjes se pse premton hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kur nuk është në...

Aksident tek Ura e Tabakëve, makina përfundon në korsinë e biçikletave anës Lanës

Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë në një rrugat kryesore në Tiranë. Një makinë, e cila po vinte nga Brryli në drejtim të...

Rama kërkon votën e durrsakëve, duet me Noizyn në takimin përmbyllës të fushatës

Kryesocialisti Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve të Durrësit, nga takimi përmbyllës i fushatës për këtë qark. Ai shprehu synimin për të marrë 9 mandate në këtë...

PSD reagon ndaj akuzave për krime zgjedhore/ Asnjë lidhje me veprimtari të paligjshme!

Partia Socialdemokrate e Shqipërisë ka reaguar me një deklaratë për shtyp pas publikimit të disa lajmeve në media, ku pretendohej për përfshirjen e anëtarëve...

Lajme të tjera

Web TV