Përplasen tre automjete, mbeten të plagosura 6 vajza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i trefishtë me pasojë 6 vajza të plagosura  ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Fushë Krujë-Milot në afërsi të fshatit Luz.

Pesë prej vajzave ishin nga Dibra dhe po udhëtonin në një makinë. Një vajzë tjetër nga Lezha ishte duke udhëtuar e vetme në makinën e saj.  Mjeti tjetër në të cilën udhëtonte një djalë i ri ka pësuar vetëm dëme materiale. Ornela Osmani 25-vjeçe nga Dibra ishte shoferja ku po udhëtonin të pesta vajzat, ndërsa Alketa Volaj 33-vjeçe nga Lezha ishte shoferja tjetër.

Të gjashta vajzat janë plagosur rëndë dhe janë dërguar  në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Mjeti me të cilin udhëtonin vajzat nga Dibra me banim në Tiranë ishte tip ‘Benz A Class’.

Ndërsa mjeti tjetër ku  udhëtonte vajza nga Lezha ishte tip ‘Peugeot’.

Sipas policisë, mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks rrugor./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV