Shtyhet me dy ditë takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëri i Amerikës mëson se është shtyrë për dy ditë takimi i paralajmëruar për dy shtator ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.Burimet e Zërit të Amerikës nuk dhanë ndonjë hollësi për arsyet e shtyrjes së takimit, mikpritës të të cilit do të jenë Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, dhe së bashku me ambasadorin Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidenti Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Zyra e zotit O’Brien tha më herët se Shtetet e Bashkuara presin me padurim për këto diskutime të rëndësishme me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Avdullah Hoti dhe besojnë që përparimi ekonomik është thelbësor për çuarjen përpara të procesit të paqes.

Në Kosovë udhëheqësit e institucioneve e kanë mirëpritur angazhimin amerikan për mbajtjen e takimit në Shtëpinë e Bardhë. Kryeministri Avdullah Hoti shkroi më herët se në takim do të diskutohet “për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit”.

Njoftimi u mirëprit edhe në Beograd, ku presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se fakti që do të bisedohet për çështje ekonomike është gjë e mirë për Serbinë dhe rajonin. Megjithatë, ai tha të premten se temat e diskutimit shtrohen nga mikpritësit dhe nuk e përjashton mundësinë që përveç çështjeve ekonomike të diskutohet edhe për ato politike.

Ai ritheksoi se nuk mund të ketë bisedime për njohjen e pavarësisë së Kosovës.Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar fillimisht për 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Lexo edhe :  Cilat janë "gabimet e marra" që bëri Biden për Kosovën?

Më 16 korrik, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet me 7 shtator./VOA/

Të fundit

Dortmund dhe Milan, dy klubet ku Bayern po gjurmon për blerjen e kushtueshme të verës

Bayern ka marrë dy refuzime deri tani: Florian Wirtz dhe Nico Williams. Bavarezët duhet të gjejnë urgjentisht një sulmues...

Gallata e rinumërimit: PD hesht, PS leh si qen kazanësh!

NGA MYSLIM MURRIZI Po shoh që PS ka “kundërshtuar” vendimin e KAS-it për mosnjohjen si të vlefshme të votave për kandidatët, ku shenja votuese nuk...

Chelsea largon Brojën për një 19-vjeçar, sulmuesi kuqezi nuk ia del

"Football Express" raporton se Chelsea po mendon të "sakrifikojë" Armando Brojën për të arritur te Jorrel Hato, 19-vjeçari i Ajax-it, i cili konsiderohet si...

Këshillë për militantët e Berishës: Gjeni një punë në privat! PD është biznes i Saliut

NGA DRITAN HILA - Ka një sinqeritet naiv në shprehjet e opozitarëve të thjeshtë, çka ishte edhe shkaku kryesor i humbjes. Shprehja e famshme...

Njoftim me rëndësi: këto zona në Durrës do kenë ndërprerje të furnizimit me ujë

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës bën me dije se për shkak të problemeve me furnizimin me energji elektrike në zonën e Fushë Kuqes, të raportuara...

Lajme të tjera

Web TV