Ndërron jetë në moshën 52-vjeçare këngëtarja fierake Rainita Pupi, ishte infektuar me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një beteje të gjatë, rreth 4- javore, dhe prej tre ditësh e intubuar në një nga spitalet Covid ,ka humbur jetën këngëtarja e njohur e muzikës myzeqare Rainita Pupi.

Ajo është ndare nga jeta në moshën 52-vjecare ne kryeqytet ku ishte edhe nen kujdesin e mjekeve. Kohët e fundit familjaret e saj kanë kërkuar ndihmë për mjekim më të specializuar për këngëtaren.

Me gjithë përpjekjet e shumta për ta shpëtuar, ajo është ndarë nga jeta këtë të premte duke lënë pas një dhimbje dhe dëshpërim për të gjithë komunitetin fierak. Artistja 52- vjecare ka lënë pas një repertor të gjerë këngësh dhe një kontribut te madh artistik në Fier që do te jenë nje thesar i çmuar për Fierin dhe jo vetëm.

Pupi ishte pjesë e Ansamblit ”Myzeqeja” teksa mësohet se ajo nuk vuante nga sëmundje tjetër bashkëshoqëruese por betejën me COVID-19 nuk e fitoi dot.

La.Mi/Fjala.al

 

Të fundit

Verë e paprecedentë në Itali/ Në Siçili priten temperatura deri në 49°C,

Tashmë është zyrtare, java e ardhshme do të ndajë Italinë në dy realitete të kundërta klimatike. Ndërsa veriu i...

Tregu i prishur i banesave po ushqen ekstremën e djathtë në Europë

Nga Kirsty Major Nga Lisbona në Amsterdam, politika e banesave ka krijuar ndarjen midis të pasurve dhe të varfërve. Por, si zbulojnë autorët në serinë...

Përmbytje në Korenë e Jugut/ Bilanci tragjik rritet, priten rrebeshe të tjera

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara...

Gledis Nano merr 100 mijë euro dëmshpërblim nga shteti!

Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e vlerësuar si të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra...

E rëndë/ Përmbyset varka turistike, raportohet për dhjetëra viktima

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë turistike u përmbys në Vietnam për shkak...

Lajme të tjera

Web TV