Gjatë deklaratës së tij në një kamp të rinjsh, një prift në Sao Paolo të Brazilit u shpreh se “gratë e shëndosha nuk do të shkojnë në parajsë”. Kjo ka detyruar një grua të shëndoshë që të ngrihet dhe ta rrëzojë priftin nga skena.
Ky predikim po mbahej për 50.000 të rinjtë e pranishëm, të cilët ishin në ditën e fundit të një kampi të organizuar për ta. Gruaja pasi dëgjoi diskriminimin nga ana e priftit, nuk kishte rroje që ta mbanin, ajo ju shkau nga duart dhe ju afrua Atit Marcelo Rossi përgjatë ceremonisë në selinë e Cançao Nova.
Nga ky incident prifti pësoi plagë por ai u pa të ngjitej përsëri në skenë për të vazhduar fjalën e tij. Identiteti i gruas nuk bëhet i ditur, por pas incidentit ajo u arrestua nga policia lokale./Fjala.al