Prej 8 muajsh përndiqej nga një djalë, e reja tenton vetëvrasjen, kapet i dyshuari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte fiksuar keq pas saj dhe donte patjetër që të krijonin një lidhje bashkë dhe për këtë arsye e ndiqte kudo, duke i krijuar frikë dhe shqetësim një vajze e cila për pasojë ka tentuar vetëvrasjen.

Por gjatë ditës së sotme, policia vuri në pranga K.V., 33 vjeç, banues në Tiranë.

I riu akuzohet se ka përpjekur në mënyrë të vazhdueshme në vende të ndryshme dhe nëpërmjet telefonit një vajzë 28-vjeçare.

Ajo bëri denoncim në polici, duke thënë se ndihej e frikësuar nga ndjekja dhe mesazhet e 33-vjeçarit ku mes të tjerash i thoshte se “nëse nuk do jesh e imja, nuk do të ketë askush”.

Kështu pas një punë të mirëorganizuar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit K.V., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV