Berlin/ Kritiku më i madh i Putinit në gjendje të stabilizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozitari rus, Aleksej Navalny po trajtohet në spitalin Charite. Në gjendje kome ai mbërriti të shtunën në Berlin. Më parë ka pasur grindje mes mjekëve rusë e gjermanë për aftësinë transportuese të pacientit.

44 vjeçari, Aleksej Navalny ka mbërritur për trajtim në spitalin Charite në Berlin. Avioni i marrë nga iniciativa „Cinema für Peace” me Aleksej Navalnyn në bord mbërriti të shtunën në mëngjes në aeroportin Berlin Tegel. Prej andej Navalny u dërgua menjëherë për trajtim në spitalin Charite. Gjendja e tij në spital në Berlin konsiderohet si e “stabilizuar”. Por mjekët janë duke zhvilluar kontrolle të gjera për të kuptuar gjendjen e Navalnyt, kontrolle që mund të zgjasin.

Lufta për jetën dhe shëndetin e Aleksejit sapo ka filluar, ka ende shumë për të bërë, por të paktën u bë hapi i parë”, shkroi në twitter zëdhënësja e Navalnyt, Kira Jarmysh pas fluturimit nga metropoli siberian, Omsk. Ajo shprehu falënderim për mbështetjen që iu dha opozitarit.

Grindje mes mjekëve rusë e gjermanë

Fluturimi nga Omsk u shty për disa orë. Sipas autoriteteve ruse arsye ishte respektimi i kohës së pauzës nga pilotët. Më parë ka pasur një grindje mes mjekëve rusë dhe gjermanë për aftësinë shëndetësore të të sëmurit për transport. Mjekët rusë deklaruan të premten se gjendja e 44 vjeçarit është shumë jo e stabilizuar, prandaj ai nuk mund të sillet në Gjermani. Këtë e kundërshtuan mjekët gjermanë, pasi e vizituan Navalnyn.

Të premten në mbrëmje pastaj mjekët rusë në Omsk lejuan transportimin e Navalnyt. Kritiku i njohur i presidentit, Putin u dërgua me emergjencë në spital në Moskë të enjten, pasi gjatë një fluturimi nga Tomsku në Moskë, ai humbi vetëdijen. Rrethi i afërt i Navalnyt ka mendimin, se ai është helmuar qëllimisht. Me gjasë ka pasur helm në çajin që ai piu në fluturim. Mjekët në Omsk e kundërshtuan këtë. Ata janë shprehur për një „sëmundje të metabolizmit”.

Lexo edhe :  Zbulohen hapat që duhet të ndjekin emigrantët për të votuar

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas kishte thënë më parë, se Gjermania është gati të japë ndihmë mjekësore për kritikun e sëmurë të regjimit rus, Aleksej Navalny. “Kjo ofertë qëndron ende”, tha Maas të premten./DW

Të fundit

Balla në komunikimin live me diasporën: Pse vetmja ofertë e besueahme

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, sqaroi shumë çështje thelbësore që kanë të bëjnë me procedurën...

Spanjë/ Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Mbi 1 mijë kilogramë kokainë janë kapur në portin e Vigos në Spanjë. Në pranga kanë rënë 9 persona, me kombësi belge dhe shqiptare,...

Pushohen çështjet ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu

GJKKO ka njoftuar përmes shortit se gjyqtarja Etleva Deda është caktuar për të shqyrtuar çështjen ndaj Pjerin Ndreut. Ndonëse lista është e paqartë sepse emri...

Lamtumirë president Carter/ Përcillet ish kreu i Shtëpisë së Bardhë, Jimmy Carter

Jimmy Carter, presidenti amerikan që qeverisi vendin e tij në një kohë të vështirë ekonomike, personi që u përball me krizën e pengjeve nga...

Rama me yjet e sportit: Komiteti Olimpik Shqiptar, i dalluar për inovacionet që ka sjellë

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij gjatë mbrëmjes Ceremoniale për sportistët shqiptarë në arenën ndërkombëtare për vitin 2024. Rama u shpreh se Komiteti Olimpik...

Lajme të tjera

Web TV