Elbasan/Aksidentohen tre makina, një i plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person ka  mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti  në vendin e quajtur “Mbikalimi”, pranë Paraburgimit të Bradasheshit.

Sipas burimeve zyrtare, për të evituar aksidentimin e personit që po tentonte të kalonte rrugën një automjet ka shmangur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë është përplasur me dy automjete të tjera. Fatmirësisht këmbësori ka pësuar vetëm dëmtime por pa rrezik për jetën.

Ndërkohë tri automjetet e përfshirë në aksident kanë pësuar dëme materiale.

 

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh, mjeti fugon tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.Gj., 27 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me mjetet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G.M., 37 vjeç, banues në Elbasan dhe me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Gj.H., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit “Volkswagen” shtetasi Q.M., 56 vjeç, banues në Elbasan , jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV