Ditën e sotme një makinë është përfshirë nga flakët teksa ishte në ecje.
Bëhet me dije se është përfshirë nga flakët makina tip ‘Benz’, ” në pronësi të shtetasit H.K., banues në Pogradec. Si pasojë e flakëve mjeti është shkrumbuar totalisht.
Sakaq, nuk ka dëme në njerëz dhe nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Informacion paraprak:
Në aksin rrugor Qafë Thanë- Prrenjas, në lëvizje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit H.K., banues në Pogradec, dhe si pasojë është djegur plotësisht mjeti.
Nuk ka dëme në njerëz dhe nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Ka.Li/fjala.al